Përbërësit që ju duhen:
Një banane- Një lugë gjelle xhenxhefil
- Një filxhan boronica të ngrira
- Dy lugë fara dietike
- Gjysëm filxhani spinaq
- Disa kuba akulli
Thjesht përzieni të gjithë përbërësit së bashku në mikser, dhe kjo pije mund të zëvendësojë mëngjesin tuaj, drekën apo darkën.
Përfitimet që do të merrni:
Bananet janë të pasura në kalium, antioksidantë, sheqerna natyrore dhe fibra, të cilat ushqejnë dhe rigjenerojnë trupin tuaj duke balancuar nivelet e sheqerit në gjak. Banania nxit tretjen e shëndetshme. Edhe pse rezultatet janë të ndryshme në njerëz të ndryshëm, nëse e konsumoni këtë pije rregullisht dhe e kombinoni me regjimin e duhur fizik e ushqimor rezultatet do jenë të kënaqshme.
Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta
Burimi: Health Healthy Food Advice


