Një pyetje testi edhe për ministrin Beqaj

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe ministri Beqaj pretendon se ka siguruar të gjitha barnat e nevojshme në QSUT dhe tashmë i ka ardhur radha testimit të mjekëve, mjekë të tjerë ngrenë një tjetër problem. Si për ironi, në rrjetet sociale tashmë ngrihet një pyetje për ministrinë. Mjeku Petrit Vargu shkruan:

bluzat e bardha mjeke infermiereLe t’i bëjmë edhe ne si personel mjekësor një pyetje Ministrisë së Shëndetësisë:

Vjen një pacient me edemë pulmonare në urgjence, ku prej muajsh mungon “Lasix”. Ç’duhet të bëjë mjeku?

  1. Ta lërë pacientin të vdesë (larg qoftë)
  2. T’i thonë që të shkojë të blejë “Lasix” tek farmacitë rreth spitalit
  3. Ta mjekojë me _ _ _ _ _ _ që është diuretik që nuk e nxjerr pacientin nga edema pulmonare, por që jepet si diuretik alternativ nga Q.S.U. (emrin e diuretikut nuk po e shkruaj)
  4. Të pranojë sharjet, fyerjet dhe grushtat nga familjarët e pacientit, sepse është shkaku që po e lë të dashurin e tyre të vdesë?

Çështja e mungesës së barnave u ngrit edhe nga mjekja Anila Godo, e cila u shpreh se shpesh u duhet të përballen me të afërmit e pacientëve, pasi duke qenë se QSUT nuk i ka të gjitha ilaçet dhe shumë analiza nuk sigurohen prej tyre, janë të detyruar që t’i orientojnë pacientët drejt farmacive dhe spitaleve private, gjë e cila bie në kurriz të mjekëve./ A.Gj.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal