Një recetë “magjike” kundër rrudhave

Rrudhat janë të pashmangshme me kalimin e moshës dhe shpesh herë as produktet e kushtueshme kozmetike nuk mund ta zgjidhin këtë problem.

Ne ju sjellim një recetë për të përgatitur krem anti-rrudhë, në kushtë shtëpie. Ky krem do të ngadalësojë procesin e plakjes së lëkurës, do të hidratojë lëkurën si dhe do të reduktojë rrudhat.

krem antirrudhe fytyrePërbërësit:

– 2 lugë çaji vazelinë (mund ta gjeni në farmaci)

– 1 lugë çaji mjaltë

– 1 e verdhë veze

– 1 lugë gjelle vaj ulliri ose vaj bajame

Përgatitja:

Duke përdorur avujt e ujit  shkrini vazelinën (nevojiten vetëm disa minuta). Më pas shtoni përbërësit e tjerë: të verdhën e vezës, vajin dhe mjaltën.

Sigurohuni të përzieni përbërësit mirë, deri sa të krijohet një masë homogjene. Mund ta mbani këtë përzierje në një kuti kremi të vjetër, ose në ndonjë enë tjetër të përshtatshme.

Aplikojnë në lëkurë duke e masazhuar atë. mbajeni për 30 minuta. Pas 30 minutash hiqeni kremin duke përdorur një peshqir të lagur.

Rekomandohet të aplikohet 2 orë para se të flini.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi:  healthyandnaturallife.com

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer