Këngëtarja Juliana Pasha rrëfen për marrëdhëniet me ushqimin, me mjekun, aktivitetin fizik dhe stilin e jetës.
Një rrëfim i sinqertë me plot emocion përcjell mesazhe shumë domethënëse dhe të rëndësishme për këdo që e lexon. Ajo di të jetë origjinale dhe shumë e ngrohtë jo vetëm me këngët e saj, por edhe me përgjigjet që jep për gazetën Shëndet Plus. Nuk ka si të vijë ndryshe këngëtarja Juliana Pasha e cila rrëfen me detaje rreth shëndetit, ushqyerjes dhe stilit të jetës që bën.
Shëndetin që keni, ia dedikoni kryesisht përkujdesjes apo genit?
Në familjen time kemi një gen që zakonisht nëse nuk kujdesesh mirë për ushqimin mund të shëndoshem dhe disa vite më parë më ndodhi edhe mua. Si pa kuptuar mora një shëndet pak të tepruar dhe mu desh një kohë e konsiderushme për gati 2 muaj të mbaja një dietë derisa trupi të vinte në peshën normale. Pas dietës jam munduar të jem e kujdesshme në ushqim sidomos e bukën dhe ëmbëlsirat.
Cilat janë ushqimet tuaja të preferuara?
Unë preferoj shumë të gjitha prodhimet e detit kryesisht peshkun pasi mendoj se jo vetëm që është tepër i shëndetshëm, por është edhe një nga ushqimet kryesore për të mbajtur trupin në formë dhe të ushqyer mirë.
A gatuani në familje? Çfarë do t’u pëlqente të gatuani?
Po sigurisht që gatuaj. Pasioni im për gatimin tashmë është tepër i njohur tek publiku pasi unë e kam përmendur shpesh herë. Më pëlqejnë si recetat dhe gatimet tradicionale shqiptare ashtu edhe kuzhina e huaj sidomos ajo italiane për të cilën kam një debulese të veçantë. Zakonisht kur flitet për kuzhinën italiane të gjithëve u shkon mendja tek pasta apo pica, por realisht që kanë një kuzhinë të pasur dhe tepër të ushqyeshme. Sa i përket gatimeve tradicionale më pëlqen të gatuaj shpesh tavën e kosit (vetëm me mish qingji) pasi mendoj se është realisht një nga pjatat më karakteristike shqiptare.
A ju pëlqen të përdorni çajin?
Tani që vjen dimri në shtëpinë time sidomos në tavolinën e mesit nuk mungon servisi i çajit asnjëherë. Më pëlqen që çdo natë para se të fle të pi një filxhan çaj. Si unë dhe bashkëshorti im Altini jemi të apasionuar pas shijeve të ndryshme të çajrave dhe mund të them se në shtëpi mbajmë më shumë se 20 lloj të ndryshme çaji.
Po suplementet dietike?
Në derën e frigoriferit tim prej 3 vitesh tashmë qëndron dieta që unë kam përdorur për të me kujtuar sa herë e hap frigoriferin se çdo të thotë ta teprosh me ushqimin.
A merret Juli me gjimnastikë? Shkoni në palestër apo bëni ecje në natyrë?
Nuk jam e dhënë pas gjimnastikës dhe në fakt edhe step-in që kam në shtëpi e përdor shumë rrallë. Më pëlqen të eci apo të dal për vrap dhe e kam bërë si ritual gjatë verës, por në dimër është pak e vështirë edhe për arsye të kohës. Gjithesesi nuk jam shumë tip sportiv edhe për shkak të lodhjes dhe impenjimeve që shpesh herë e prishin edhe regjimin e gjumit.
Sa i kushton vëmendje pamjes së jashtme (estetike)?
Mundohem të jem e kujdesshme sa i përket pamjes së jashtme. Shkoj shpesh herë në qendër estetike për tu marrë me veten time kryesisht sa i përket fytyrës, duarve dhe këmbëve. Mundohem ta evitoj në maksimum solarin e trupit pasi mendoj se është edhe i dëmshëm duke qënë se gjatë verës marrim mjaftueshem rreze dielli. Nuk i neglizhoj kremrat e fytyrës dhe mundohem që gjithmonë të marr jo vetëm cilësinë, por së pari kremi të jetë i duhuri për fytyrën time. Konsultohem për shumë blerje me estetistën duke qenë se është personi që i njeh më mirë problemet e fytyrës sime.
Cilës pjesë të trupit i kushtoni më shumë vëmendje?
Besoj se nga sa thashë më lart u kuptua që më shumë vëmendje i kushtoj fytyrës pasi me kalimin e moshës është e para që tregon gjithçka.
Operacionet plastike, ndërhyrjet janë bërë të modës sot. Për shembull, përdorimi i botoksit. Çfarë mendimi keni ju?
Besoj se botoksi është krijuar absolutisht për të bërë mirë, por gjithashtu mendoj se është krijuar për një moshë të caktuar. Realisht nuk më pëlqen aspak që vajza të reja që janë ende të pa formuara mirë të bëjnë botoks, apo ndërhyrje të ndryshme në pamjen e tyre. Çdo njeri është krijuar nga Zoti me një fytyrë që e personalizon atë nga të tjerët ndaj mendoj se është e gabuar të mundohesh të ndryshosh sidomos kur bëhet fjalë për operacionet plastike. Jam dakort ndaj tyre vetëm në rastet kur një fytyrë ka pësuar dëmtime në djegie apo nga deformimet e lindjeve. Por operacionet e bëra për arsye bukurie nuk më pëlqejnë aspak dhe mendoj se krijojnë prableme sesa rregullojë.
Sa i përket botoksit mendoj se një grua ka nevojë për të vetëm pasi të ketë kaluar një moshë e caktuar dhe sigurisht që përdorimi i tij duhet të bëhet me masë.
Sot po i kushtohet shumë rëndësi edukatës shëndetësore të familjes. Sa ndihet kjo në familjen tuaj?
Shumë keq. Mjekun e shoh vetëm kur jam shumë sëmurë. Duhet patjetër ta ndryshoj këtë mënyrë të menduari që është e gabuar.
A bëni kontrolle të rregullta mjekësore, apo vetëm kur keni rekomandimin e mjekut. Shqiptarët nuk njihen për një edukatë shëndetësore të veçantë. Nga nota 1 deri në 10, si do ti vlerësonit shqiptarët, referuar edhe fakteve që konstatoni gjatë ushtrimit të aktivitetit tuaj të përditshëm?
Edukata shëndëtsore në përgjithësi tek të gjithë duke filluar nga unë e para do merrte notën 5 dhe mbase është shumë. Kohët e fundit ndërgjegjësimi ndaj analizave ka filluar të jetë më i madh pasi kam dëgjuar plot miq që shkojnë rregullisht për të bërë analizat e trupit çdo 6 muaj, por mendoj se kjo është vetëm një pjesë e vogël e popullsisë thuajse e papërfillshme.
A keni ndonjë këshillë apo mesazh për lexuesit e “Shëndet Plus?
Dikur ka qenë një shprehje “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”. E vërtetë shumë e vërtetë edhe në ditët e sotme. Kujdesi ndaj vetes tregon respekt për veten dhe për të tjerët që të rrethojnë.
Juli për ushqimin
Unë preferoj shumë të gjitha prodhimet e detit kryesisht peshkun pasi mendoj se jo vetëm që është tepër i shëndetshëm, por është edhe një nga ushqimet kryesore për të mbajtur trupin në formë dhe të ushqyer mirë.
Juli për gatimin
Pasioni im për gatimin tashmë është tepër i njohur tek publiku pasi unë e kam përmendur shpesh herë. Më pëlqejnë si recetat dhe gatimet tradicionale shqiptare ashtu edhe kuzhina e huaj sidomos ajo italiane për të cilën kam një debulese të veçantë.
Juli për operacionet plastike
Çdo njeri është krijuar nga Zoti me një fytyrë që e personalizon atë nga të tjerët ndaj mendoj se është e gabuar të mundohesh të ndryshosh sidomos kur bëhet fjalë për operacionet plastike. Jam dakort ndaj tyre vetëm në rastet kur një fytyrë ka pësuar dëmtime
Juli për estetikën
Mundohem të jem e kujdesshme sa i përket pamjes së jashtme. Shkoj shpesh herë në qendër estetike për tu marrë me veten time kryesisht sa i përket fytyrës, duarve dhe këmbëve. Mundohem ta evitoj në maksimum solarin e trupit pasi mendoj se është edhe i dëmshëm
Juli për edukatën shëndetësore
Edukata shëndëtsore në përgjithësi tek të gjithë duke filluar nga unë e para do merrte notën 5 dhe mbase është shumë. Kohët e fundit ndërgjegjësimi ndaj analizave ka filluar të jetë më i madh pasi kam dëgjuar plot miq që shkojnë rregullisht për të bërë analizat e trupit çdo 6 muaj.