Një salcë që lufton migrenën

Blerina Bombaj, dietologe

Disa ushqime mund të ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes së kokës. Të tilla janë:salca-me-spinaq

  • farat e linit (në sajë të vetive anti-inflamatore)
  • peshku i pasur në omega 3 (salmoni dhe sardelet)
  • kafja (nëse e ekzagjeroni mund të veprojë për të kundërtën)
  • speci i kuq djegës (kapsikaina njihet për efekt qetësues kundër çdo dhembjeje)
  • fara kungulli (në sajë të magnezit)
  • spinaqi (në sajë të vitaminës B2, e cila ndihmon fuqishëm në luftën kundër migrenës)

Kujdes: Mos neglizhoni të pini ujë mjaftueshëm

Salcë me spinaq

Një recetë fare e thjeshtë, e cila mund të shkojë shumë mirë me pastat, mishin dhe sallatat, mënyra më e mirë për të rritur konsumin e këtyre ushqimeve:

  • 1 1/4 kupa spinaq
    • 3 lugë të vogla borzilok të freskët
    • 2 lugë të vogla fara kungulli, fara lini
    • 2 1/2 lugë të mëdha vaj ulliri
    • 3 lugë të vogla majdanoz
    • 1 lugë të madhe lëng limoni
    • kripë, piper, pak spec djegës te kuq

Bluajini të gjitha bashkë dhe është gati! Nëse doni mund ta ndani në kubikë dhe ta ngrini! / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?