Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Vitamina C nuk përdoret vetëm për trajtimin e gripit dhe ftohjeve. Dermatologët e dinë se serumet me përmbajtje të lartë të vitaminës C ndihmojnë lëkurën të vonojë procesin e rrudhosjes dhe e mbajnë atë të tonifikuar. Ky serum tërësisht natyral mund t’ju vijë shumë në ndihmë dhe premton rezultate të shkëlqyera. Përbërësit e nevojshëm nuk kushtojnë shumë dhe mund t’i gjeni në farmacitë më të afërta.
Përbërësit:
- 1 lugë çaji pluhur acid Askorbik ( e gjeni në farmaci, dyqane bio);
- 3 lugë ujë të distiluar;
- 1 lugë çaji glicerinë ( e gjeni në farmaci);
- 1/4 lugë çaji vitaminë E (e gjeni në farmaci);
- Një shishe qelqi të errët.
Shmangni përdorimin e veglave metalike kur përgatisni këtë serum. Përdorni enë qeramike, plastike, druri apo vegla qelqi.
Përgatitja:
Vendosni një lugë acid askorbik dhe tre lugë ujë të distiluar në një kupë.
Përzieni përbërësit me lugë plastike për rreth 30-60 minuta derisa acidi Askorbik të shpërndahet plotësisht.
Mos përdorni ujë të ngrohtë për të shkrirë vitaminën C më shpejt, sepse kjo do të shkatërrojë efektet e serumit.
Së fundmi shtoni glicerinë dhe një lugë çaji vitaminë E.
Pasi ta përgatisni, transferojeni serumin në një shishe të errët dhe merrni një sasi të vogël në ccdo përdorim. Mbajeni në një vend të errët.
Ky serum është i prirur të oksidohet. Kjo është arsyeja pse duhet të përgatisni serum të ri vazhdimisht. Nëse vëreni se serumi ndryshon ngjyrën ose kthehet në të verdhë, mos e përdorni më pasi mund t’i shkaktoni lëkurës dëmtime serioze.
Burimi: http://www.hlfteam.com/homemade-serum-ëith-vitamin-c-recipe-for-rejuvenating-and-removing-strains/


