Një shikim të shpejtë në pasqyrë: Ja çfarë zbulon fytyra për shëndetin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Zverdhje të lëkurës dhe syve, herpes në buzë, njolla të verdha në qepalla, rritje të qimeve në vende të pazakonta në fytyrë, rënie të vetullave? Shfletoni galerinë për të zbuluar se çfarë paralajmërojnë të gjithë këto shenja në fytyrë për gjendjen shëndetësore:

Zverdhje të lëkurës dhe syve

Është verdhëza, që zakonisht shfaqet në fëmijëri, por nuk përjashtohen as të rriturit. Kjo ndodh kur mëlçia nuk pastron siç duhet  toksinat nga trupi dhe lejon formimin e një substance të quajtur bilirubin.

Tek të rriturit verdhëza mund të paralajmërojë për probleme më të rënda, si infeksione virale (hepatit, mononukleoza); probleme me mëlçinë, tëmthin ose pankreasin; ose si pasojë e abuzimit me alkoolin.

Nëse vëreni këtë ndryshim në lëkurë, është mirë të takoheni me një mjek për të bërë teste të urinës, funksionimit të mëlçisë dhe teste të gjakut.

Mos humbisni: Lista e zezë e 9 armiqve të mëlçisë.

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje