Një superushqim, çfarë ndodh nëse hani 5 kumbulla të thata çdo ditë

Ky mund të jetë momenti për të shtuar kumbullat e thata në dietën tuaj. Një studim i fundit tregon se superushqimi redukton inflamaconin dhe ruan shëndetin e kcokave. Kërkuesit thonë se konsumimi i  përditshëm i kumbullave të thata redukton treguesit e inflamacionit që lidhen me shëndetin e kockave.

Rezultatet e studimit tregojnë reduktim të dukshëm të citokinave, proteinave që rregullojnë inflamacionin dhe monociteve aktive, një lloj qelize imunitare që lidhet me inflamacionin kronik. Zvogëlimi u vu re me përfshirjen e 50-100 gramëve kumbulla të thata (5-12 kokrra) në dietën e pjesëmarrësve.

“Këto zbulime mund të lidhen me praninë e elementëve bioaktivë që gjenden te kumbullat e thata përfshirë vitaminat, mineralet, acidet fenolike dhe polifenolet që veprojnë së bashku për të ‘shtypur’ monocitet aktive dhe sekretimin e citokinave që dëmtojnë kockën”, shpjegon bashkëautori i studimit të kryer në Universitetin e Xhorxhias dhe të publikuar në The Journal of Nutrition, Connie Roggers.

Në studim morën pjesë 183 pjesëmarrës të ndarë në 3 grupe: një që nuk hante kumbulla, një që konsumonte 5 gr kumbulla të thata në ditë dhe një që konsumonte 100 gramë. Veç kësaj, ata merrnin suplemente kalciumi dhe vitamine D3 ndërsa matjet për imunitetin, inflamacionin dhe stresin oksidativ u kryen në fillim dhe në fund të vëzhgimit 12-mujor.

Gratë në postmenopauzë që nuk hanin kumbulla humbën 1.5% të dendësisë së kockës krahasuar me ato që konsumonin 5-6 në ditë.

Sipas udhëheqëses së studimit, Mary Jane De Souza, rëndësia e tij qëndron te shpjegimi dhe sjellja e një perspektive se alternativat jo farmaceutike si stili i jetës apo ushqimi mund të ndikojnë në progresin dhe zvogëlimin e dëmtimit të kockës./tvklan.al

 

 

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë