Një tjetër arsye për të ngrënë më shumë zarzavate

Përgatiti për shendeti.com.al: E.B

Spinaqi, lakra dhe brokoli ju mbrojnë nga kanceri i zorrëve, sugjeron një hulumtim i ri.

Kur perimet e gjelbra fillojnë treten aktivizohet proteina që zvogëlon inflamacionin dhe parandalon shfaqjen e kancerit në zorrën e trashë, thotë një studim i fundit. Proteina, e njohur si receptori i hidrokarbureve aril (AhR), riparon qelizat e zorrëve të dëmtuara që përndryshe nuk do të ishin në gjendje të absorbonin lëndë ushqyese ose të veçonin mukozën mbrojtëse, shton hulumtimi.

Qelizat e dëmtuara vazhdojnë të ndahen në mënyrë të pakontrolluar, gjë që mund të çojë në kancer të zorrëve, zbuloi studimi.

Autori i studimit, Dr Gitta Stockinger, nga Instituti Francis Crick, Londër, tha: ‘Këto gjetje janë një shkak optimizmi; ndërkohë që nuk mund t’i ndryshojmë faktorët gjenetikë që rrisin rrezikun e kancerit, ne mund t’i zbusim këto rreziqe duke shtuar një dietë me shumë perime “.  Ky studim u eksperimentua në kavje dhe u vu re se ata që ishin të prekur nga inflamacioni i zorrëve dhe nuk u ushqyen me perime, u prekën nga kanceri i zorrës së trashë. Ndërsa kafshët që ushqeheshin me një dietë të pasur me perime jeshile, nuk u prekën as nga inflamacioni, as nga kanceri./daily mail

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?