Përshtati në shqip: Blertina Koka
Shumë njerëz vuajnë nga dhimbja e kyçeve pasi qëndrojnë shumë kohë ulur dhe janë shumë pasivë sa i përket aktivitetit fizik. Shumë prej tyre përdorin ilaçe si ibuprofeni apo acetaminofen për lehtësimin e dhimbjeve, pa e ditur që teprimi me këtë ilaçe sjell pasoja të dëmshme në shëndet.
Për fat të mirë, nëna natyrë na ka dhuruar disa produkte fantastike për trajtimin e këtyre dhimbjeve me kura natyrale, që nuk kanë asnjë efekt anësor në trup.
Më poshtë do të gjeni një trajtim fantastike me bazë vajin e ullirit dhe kripën. Ky trajtim është i mirë për osteoporozën dhe probleme të tjera me kockat. Përveç kësaj, është shumë i lehtë për t’u bërë.
Gjithçka që ju duhet është pak vaj ulliri, krupë deti, një kavanoz për ta ruajtur përzierjen dhe pak minuta për ta aplikuar.
Vetitë fantastike të vajit të ullirit
Vaji i ullirit është i pasur në polifenolë që veprojnë si antioksidues. Kur bie në kontakt me trupin, ai ngadalëson procesin plakjes së qelizave. Vaji i ullirit përmban gjithashtu një përbërës i quajtur oleocanthal, i cili parandalon aktivizimin e enzimave që shkaktojnë inflamacion. Plus, 3 lugë gjelle çaj ulliri janë ekuivalente me ilaçet e shumta anti-inflamatore.
Vetitë fantastike të kripës së detit
Për këtë trajtim përdoret kripë deti duke qenë se ka veti fantastike. Kjo lloj kripe përmban nivele të larta të magnezit që forcojnë indet muskulore. Mineralet tek kripa e detit janë gjithashtu të mirë për sistemin imunitar. Kështu dhimbjet e kockave dhe muskujve mund të shërohen më shpejtë.
Përbërësit:
- 1 kupë ujë (200 ml)
- 20 lugë gjelle vaj ulliri (320 g)
- 10 lugë gjelle kripë (100 g)
Përgatitja
- Fillimisht shtoni vajin dhe kripën në ujë.
- I përzieni bashkë dhe më pas masazhoni pjesët ku keni dhimbje për 3 minuta.
- Kaq mjafton si fillim, por mund ta rrisni kohën gradualisht.
- Aplikojeni këtë trajtim për 10 ditë, ku deri në fund të bëni masazh për rreth 20 minuta. Nëse nuk keni kohë, mund të bëni masazh për të paktën 10 minuta.
Nuk humbisni gjë nëse e provoni. Do të vini re rezultate të shpejta dhe afatgjate.
Burimi: SteptoHealth / Shendeti.com.al


