Një vaksinë anti – covid gati për Krishtlindje?

Gazetare: Klevisa GJIKA

“Në rastin më të mirë” vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati për Krishtlindje. Kështu u shpreh ministri i shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock.

“Po punohet me intensitet për të por do të mund ta rekomandojmë vaksinën vetëm kur ta dimë që është klinikisht e sigurt”, shprehet ai në lidhje me përdorimin e vaksinës.

Hancock tha se duhet bërë kujdes sepse vaksinat janë një shkencë e pasigurt, megjithatë ai dha fjalën se në momentin e daljes së vaksinës ajo do të jetë e disponueshme për të gjithë qytetarët.

“Qasja jonë ndaj vaksinës është që ajo i përket qytetarëve të botës”, theksoi ministri.

Krahas kësaj, u diskutua edhe në lidhje me rikthimin e virusit keqbërës në dimër. Hancock tha se prioriteti i qeverisë është “kontrollimi i virusit dhe përgatitja për stinën e dimrit”. Rikthimi i virusit ka bërë që autoritetet të punojnë vazhdimisht për shtimin e furnizimeve, pajisjeve mbrojtëse dhe ilaçeve. Madje, ai nuk la pa përmendur edhe faktin e një karantinimi të dytë.

“Nuk e përjashtojmë mundësinë e karantinës nëse do të jetë nevoja”, theksoi ai. / TheGuardian

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus