Njerëz, koronavirusi nuk është barcoletë!

Nga Mentor Kikia 

Miq, koronavirusi nuk është murtaja e zezë e mesjetës dhe as lëndë kimike që të vret në pak sekonda.

Por, gjithsesi, është një virus i rrezikshëm që, me apo argument bindës, ka vënë botën përpara dhe nuk dihet se me çfarë kostoje njerëzore dhe ekonomike do të ikë.

Ne dallohemi për të bërë gallatë me çdo gjë, pasi jemi mësuar të argëtohemi edhe me bëmat e atyre që na zhvasin rregullisht prej 30 vjetësh. Por nuk është ky rasti.

Për koronavirusin duhet të dëgjojmë këshillat e mjekëve. Të reduktojmë lëvizjet. Jo të mbyllim institucionet e të plasemi nëpër kafene, pasi një lokal kishte sot më shumë të rinj nga sa janë mbledhur ndonjëherë në një sallë leksionesh. Shkollat u ndaluan jo se është i rrezikshëm mësimi, por se është i rrezikshëm kontakti i shumë njerëzve bashkë.

Nëse do të shtohet ndjeshëm numri i të prekurve, situata del shumë lehtë jashtë kontrollit me mundësitë që ka sistemi ynë shëndetësor. Italia po përjeton sot një situatë dramatike për shkak të neglizhencës që bënë qytetarët e këtij vendi.

Nuk ka vend për panik, por ka arsye për tu treguar të përgjegjshëm.

Postime të ngjashme

Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni
Ushqimet ultra të përpunuara, ja dëmet që shkaktojnë në shëndet
Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
“Është rritur në mënyrë eksponenciale”- Kardiologu Edvin Prifti shpjegon arsyet e atakut në moshat e reja
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën
Pësoi atak kardiak, ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi
3 pjesët e trupit që duhet t’i lani çdo ditë