Njerëzit e gjatë më të rrezikuar ndaj kancerit? Ja çfarë thonë studimet

tallNjë studim ku u përfshinë më shumë se 5 milion burra dhe gra suedeze tregon se njerëzit shtatlartë janë më të rrezikuar të preken nga kanceri. Gratë e gjata kanë rrezik 20 për qind më të madh të zhvillimit të kancerit të gjirit, sipas studimit. Për të dy, burrat dhe gratë, rreziku i zhvillimit të melanomës rritet me rreth 30 për qind për çdo 10 cm gjatësi.

“Ky studim vërteton atë që studime të tjera kanë treguar”, tha Susan Gapstur e Shoqërisë “American Cancer” . Ajo shtoi se hulumtimi i mëparshëm ka gjetur gjithashtu një lidhje midis gjatësisëë dhe kancerit të zorrës së trashë.

Por Dr. Gapstur, i cili është nënkryetar i epidemiologjisë në këtë shoqëri, thotë se gjatësia mund të jetë një shenjë e rrezikut për t’u prekur nga kanceri.

Për këtë studim, hulumtuesit kanë shqyrtuar  mbi 5.5 milion njerëz të lindur në Suedi midis viteve 1938 dhe 1991. Shëndeti i tyre është gjurmuar që në vitin 1958, ose prej kur ishin 20 vjeç (për ata që kanë lindur në vitet e mëvonshme), deri në fund të vitit 2011.

Ky është studimi më i madh i kryer në lidhjen midis gjatësisë dhe kancerit, duke përfshirë  gratë dhe burrat.”

Këto gjetje nuk tregojnë se të gjithë njerëzit e gjatë janë të prirur të preken nga kanceri, pasi shkaku i shfaqjes së kancerit është multifaktorial.

Studimet tregojnë se individët shtatlartë kanë më shumë gjasa për t’u prekur  kanceri, por është e paqartë deri tani nëse këta individë kanë rrezik më të lartë për të vdekur . Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal