Njerëzit që operohen nga kirurge femra kanë më pak gjasa të kenë probleme më vonë – pse?

Njerëzit që operohen nga kirurge femra kanë më pak gjasa të përjetojnë komplikime ose të kenë nevojë për trajtime të mëtejshme post-operacionit në krahasim me herët kur meshkujt përdorin bisturinë, sipas dy studimeve që sugjerojnë se kirurgët duhet të marrin shembull nga koleget.

Mjekët në Kanada dhe Suedi shqyrtuan të dhënat e më shumë se 1 milion pacinetëve nga dy regjistra të mjekësorë dhe zbuluan se pacientët e vizituar nga kirurget femra kishin rezultate dukshëm më të mira me më pak probleme në muajt pas operacionit.

Studiuesit po hetojnë arsyet e mundshme për këtë dallim, por të dhënat sugjerojnë se kirurget priren të operojnë më ngadalë dhe mund të arrijnë rezultate më të mira duke qëndruar më gjatë në sallën e operacionit.

Dr. Christopher Wallis, i cili drejtoi një nga studimet në spitalin Mount Sinai në Toronto, tha se të dhënat duhet t’i nxisin kirurgët meshkuj të reflektojnë mbi qasjen e tyre ndaj operacionit dhe të mësojnë nga koleget për të mirën e pacientëve të tyre.

“Si kirurg mashkull, mendoj se këto të dhëna duhet të bëjnë që unë dhe kolegët e mi të ndalemi dhe të mendojmë mbi arsyet se pse mund të ndodhë kjo,” tha ai.

Studimi u botua në JAMA Surgery.

 

Burimi: anabelmagazine.com

 

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës