Njerëzit që pinë çaj çdo ditë kanë një zemër më të shëndetshme

Pirja e çajit çdo ditë është një zakon që i bën shumë mirë zemrës. Sipas një studimi, ku morën pjesë mbi 6500 të rritur të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje e zemrës.

13% e tyre pranuan se pinin minimalisht një filxhan me çaj në ditë, ndërsa 51% e tyre pinin një ose më shumë filxhanë kafeje në ditë.

Në harkun kohor të 11 viteve, njerëzit që pinin çaj çdo ditë u përballën me një bllokim shumë të ngadaltë të enëve të gjakut.

Ata ishin 29% më pak të rrezikuar nga ataku në zemër, ishemia apo vdekja e parakohshme.

Ndonëse pirja e çajit nuk është faktori i vetëm që ndikon në shëndetin e zemrës, ai është një kontribues i fortë për mirëqenien e këtij organi.

Çajrat më të mirë për zemrën

Çaji i zi përmban shumë flavonoidë të mirë për zemrën.

Njerëzit që pijnë çaj të zit re herë në ditë kanë nivele më të ulëta të triglicerideve dhe kolesterolit.

Por çaji i zi përmban kafeinë e cila i bën keq zemrës, veçanërisht nëse vuani nga tensioni i lartë apo rrahjet e çrregullta.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është zgjedhja më e mirë për zemrën.

Gjethet e tij nuk janë të oksiduara dhe ulin ndjeshëm kolesterolin e keq.

Pirja e këtij çaji ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në zemër.

Çaji i bardhë

Çaji i bardhë është më i pastri nga të gjithë çajrat.

Flavonoidët që gjenden tek ky çaj hollojnë gjakun, ulin tensionin, kolesterolin dhe përmirësojnë të gjithë qarkullimin e gjakut.

Megjithatë, nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, ky çaj nuk është i duhuri për ju.

 

Burimi:agroweb.org

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak