Njeriu që shëroi plotësisht kancerin e mushkërive me mjaltë dhe erëza

Ante Kresich u diagnostikua me kancer të mushkërive 13 vjet më parë. Mjekët kroatë nuk i dhanë shpresa të mëdha për jetën, megjithëse Kresich nuk u dorëzua. Ai shëroi veten kundër të gjithave shanceve mjekësore, duke bërë një kurë me mjaltë dhe erëza.

mjalte me erezaMjekët u shtangën nga suksesi i tij dhe konstatuan se pas kësaj kure nuk kishte më asnjë gjurmë tumoriale në trupin e tij. Kresich shtoi se u largua nga spitali në prill dhe në verë ishte një njeri komplet ndryshe. Sot, ai është i mbushur me energji dhe besim në vetvete.

Formula e saktë e Kresich mbetet një mister, por një grua nga Bosnja mësohet ta ketë kuruar kancerin me mjaltë dhe xhenxhefil.

Historia e mjaltit dhe e shkencës

Mjalti është përdorur nga njerëzit për rreth 8000 vjet dhe historitë e atyre mijëvjeçarëve e quajtën mjaltin si “nektarin e jetës”. Mjalti klasifikohet në 8 lloje të ndryshme dhe secili prej tyre ka veti unike shëruese.

Nje artikull i botuar në BBC , në dhjetor 2004, tha se mjalti i papërpunuar është ilaç dhe mund të ndihmojë në shërimin e qelizave kancerogjene. Studimet e njëpasnjëshme rekomandonin përdorimin e mjaltit në kimioterapi toksike.

Ekipi hulumtues i udhëhequr nga dr. Nada Orsolic, arriti në përfundimin se produktet e bletës (mjalti) janë një mjet i vlefshëm dhe efektiv për të kontrolluar rritjen e tumorit.

Mjalti i shoqëruar me erëza të fuqishme si xhenxhefil, kanellë ose shafran i Indisë formon një medikament shumë të fortë dhe efektiv.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet