Njësitë e mamografisë së lëvizshme, ja datat dhe oraret e ekzaminimit në gjithë qytetet e Shqipërisë

Blertina Koka, Shëndet+

Instituti i Shëndetit Publik njofton për shërbimin e mamografive të lëvizshme për qendrat e banimit ku nuk ka mamografi. Në faqen zyrtare të ISHP-së janë zbuluar datat dhe oraret në disa vende të Shqipërisë, ku do të ofrohet shërbimi i mamografisë gjatë muajve janar-shkurt. Shërbimi do të ofrohet falas në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik.

Mamografitë e lëvizshme do të jenë nëpër qytete sipas tabelës së mëposhtme:

Grafiku i lëvizjeve të makinave

Fillimi     Mbarimi

Njësia 1                                Kuçovë                 11/01/16              15/01/16

Njësia 2                                Ballsh                    11/01/16              15/01/16

Njësia 1                                Ura Vajgurore   18/01/16              22/01/16

Njësia 2                                Patos                     18/01/16              18/01/16

Njësia 1                                Poliçan                  25/01/16              05/02/16

Njësia 2                                Selenicë               25/01/16              05/02/16

Mamografët lëvizës në Kuçovë

Mamografët lëvizës në Kuçovë

Gjatë turnit të dytë të lëvizjeve të makinave mamografike do t’u kushtohet më shumë rëndësi qyteteve që nuk kanë mamografi, atyre që janë larg Tiranës dhe që kanë bërë kërkesa të larta gjatë turit të parë të lëvizjeve (janar-gusht 2015).

ISHP bën të ditur se ekzaminimin mund ta kryejnë gratë e interesuara në moshën mbi 50 vjec, ose ato të moshës 40-50 vjeç që konsiderohen në risk më të lartë*.

Orari i shërbimit është 800-1400 nga e hëna deri të premten. Në raste të veçantë, për arsye logjistike (transporti), të hënën shërbimi mund të ofrohet pasdite. Të gjitha gratë e interesuara të grup-moshave të përmendura më sipër duhet të kontaktojnë Drejtorinë e Shëndetit Publik të rrethit përkatës dhe të regjistrojnë emrin në listë. Ato do të kontaktohen nga personeli shëndetësor për ditën dhe orën e ekzaminimit sipas rradhës. Mesatarisht çdo ditë njësitë e mamografive kryejnë rreth 15 ekzaminime.

Grafiku i lëvizjes së njësive të lëvizëshme caktohet paraprakisht dhe bëhet publik periodikisht në faqen zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik.

Vini re:

Mamografia nuk vendos diagnozën. Ekzaminimet shtesë (përfshi ekografinë apo edhe biopsinë) do të jenë të nevojshme për një pjesë të grave. Vetëm më pak se 1% e grave të ekzaminuara mund të kenë tumor malinj.

Inkurajohen të gjitha gratë që të kryejnë çdo vit ekzaminimin klinik të gjirit (prekjen e gjirit) nga një mjek pranë një qendre shëndetësore.

*Me risk të lartë do të konsiderohen ato gra që janë bartëse të difekteve gjenetike, që kanë histori familjare apo personale, probleme beninje të gjirit, në rastet kur është vërejtur  fillimi i hershëm dhe mbarimi i vonshëm i menstruacioneve, moslindje ose lindja e fëmijës mbi 30 vjeç, obezitet, ind i ngjeshur të gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik.

 

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi