Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Ndërsa ne nuk jemi gjithmonë tifozët më të mëdhenj të strategjive për humbje peshe të familjes “Kardashians”, fakti që Kimi ka humbur kile ndjeshëm pas lindjes së fëmijës së dytë, tre muaj më parë, mund të zgjojë interesin tonë. Pas një bisedë me dietologen e saj, Kolet Haimovitz, dietologe e VIP-ave, zbulohet dieta e duhur për të humbur kile shpejt pas lindjes.
Kimi konsumon proteina: Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për vezë, peshk, pulë ose mish të kuq, Haimovitz thotë se Kimi ha proteina në çdo vakt për t’u ndier e plotë dhe e ngopur. Ky konstatim ka shumë kuptim, pasi hulumtimet kanë treguar se ata që marrin sasinë ditore të rekomanduar të proteinave, humbasin peshë më shumë sesa ata që nuk e bëjnë.
Ajo konsumon prodhimet e qumështit: Omletë me proshutë dhe djathë, pulë me feta mocarela të freskët, supë me djathë të shkrirë sipër. Ajo konsumon djathë shpesh, por me disa rregulla. Kimi konsumon vetëm sasinë e rekomanduar, pa e tepruar.
Kimi ndjek një dietë të lartë në kalori: “Një dietë e ulët kalori ju lë të uritur gjatë gjithë kohës”, thotë Haimovitz. “Kur keni kalori të mjaftueshme, proteina, yndyra, dhe fibra, nuk do të josheni për të ngrënë në çdo kohë”. I gjithë vullneti i botës nuk mund t’ju mbajë larg ushqimit nëse jeni të uritur. Me fjalë të tjera, nuk keni nevojë të ulni në mënyrë drastike sasinë e kalorive për të humbur peshë. Pra, filloni të hani mëngjes e të gjitha vaktet me radhë.
Ajo humbet 1 kg në javë, pa e tepruar: “Humbja e peshës nuk është lineare”. Të gjithë (dhe çdo organ) janë të ndryshëm dhe ka shumë faktorë të jashtëm që ndikojnë në humbjen e peshës (dieta, stresi dhe mjedisi), kështu që ju mund të humbisni 2 kile në një javë dhe zero javën tjetër. Nuk ka problem./shendeti.com.al
Burimi: http://www.harpersbazaar.com/