Njihuni me këtë frut të mrekullueshm dhe vetitë e tij kundër kapsllëkut! 

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Kumbullat, të cilat përmbajnë 75 kalori/ 100 gr, janë gjithashtu mjaft të njohura për aftësitë e tyre terapeutike, sidomos kundër kapsllëkut. Kjo ndodh sepse ato janë mjaft të pasura në fibra. Kërkime shkencore kanë provuar se konsumimi i kumbullave ndihmon në uljen e kolisterinës LDL në gjak. Kumbullat janë gjithashtu të pasura në b-karoten dhe metale të tjera, të cilat ndihmojnë kundër trombeve të gjakut.
Kumbullat e freskëta janë të pasura me vitaminë A, B1, B2 dhe aktivizojnë shumë substanca antioksidante, të cilat luajnë rol kyç kundër plakjes së qelizave.
Kumbullat përveçse të shijshme janë të famshme për vetitë e tyre laksative. Ato janë të përbëra në masën 87% nga uji, janë të pasura me kripëra minerale, fosfor, kalcium, magnez dhe mbi të gjitha potas.
Kumbullat e freskëta janë të pasura me vitaminë A, B1, B2 dhe aktivizojnë shumë substanca antioksidante, të cilat luajnë rol kyç kundër plakjes së qelizave. Në rast se keni probleme kapsllëku, këshillohet të hahen deri në 100 gramë në ditë, në mënyrë që të rregullohet funksioni i aparatit tretës.
Gjithsesi nuk duhet tepruar me ngrënien e tyre pasi mund të krijohen efekte të padëshiruara, si diarreja dhe mund të shkaktohet fryrje barku. Në rastet kur konsumoni kumbulla të thata, atëherë këshillohet ti fusni një ditë më parë në ujë, në mënyrë për të riaktivizuar vetitë laksative. Pijeni edhe ujin në të cilin kanë qëndruar kumbullat./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?