Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Një prej problemeve të lëkurës me të cilat njerëzit përballen shpesh janë poret e hapura të cilat duken si gropa të vogla dhe nuk mund të mbulohen as nga fondatina apo produkte të tjera kozmetike.
Ka trajtime të shtrenjta mjekësore, por edhe trajtime alternative të cilat mund t’ju ndihmojnë për të eliminuar këtë problem.
Kjo është një recetë e thjeshtë për të cilën ju nevojiten vetëm dy lugë sodë buke dhe dy lugë ujë. Aplikoni përzierjen në fytyrë dhe prisni 15 minuta më pas lajeni me ujë të ftohtë.
Kujdes! Nëse vendosni të aplikoni këtë trajtim rekomandohet të konsultojheni më përpara me dermatologun, pasi çdo fytyrë reagon ndryshe ndaj përbërësve të ndryshëm.
Eksistojnë edhe disa receta të tjera alternativa të cilat mund të jenë po aq efikase, por që kërkojnë konsultim me dermatologun përpara përdorimit:
Recetë e parë: Përzieni lëng domate me disa pika të lëngut të limonit, aplikojeni në fytyrë me top pambuku, prisni për 15 minuta dhe lajeni fytyrën me ujë.
Receta e dytë: Përgatisni një paste të përbërë nga disa bajame dhe pak ujë. Gjatë natës, lerini bajamet në ujë dhe bëjini pure të nesërmen në mëngjes, vendosni përzierjen në fytyrë dhe pas 30 minutash lajeni me ujë të ftohtë.
Kastraveci është gjithashtu shumë i dobishëm për këtë problem. Vendosni në blender një kastravec derisa të bëhet pure, shtoni disa (5-6) pika lëng limoni.Vendoseni këtë përzierje në leckë të pastër dhe aplikojeni në fytyrë. Pas disa minutash lani fytyrën si zakonisht.
Burimi: healthydiet24/http://


