Njihuni me shifrat marramendëse të mjekëve më të pasur në botë

Ja mjekët më të pasur në botë:

  • patrick-soon-shiongPatric Soon Shiong

Ky mjek sipërmarrës u kthye në bamirës duke bërë revolucion në trajtimin e kancerit. Ai konsiderohet si mjeku më i pasur në botë, me një vlerë neto rreth 12 miliard $. P.S.Shiong e ka shfrytëzuar pasurinë e tij për vepra të mira, duke ndihmuar në financimin e spitaleve të fëmijëve.

  • Tommy-FristThomas First

Ky mjek ka punuar si kirurg i forcave ajrore përpara se të punonte me babaën e tij në formimin e një spitali konglomerat. Thomas ka një vlerë neto prej mbi 7 miliard $

  • PhillipFrostPhillip Frost

Historia e këtij mjeku është interesante. Ndërsa nuk kishte praktikuar kurrë mjekësinë, dr.Philip mori doktoraturën e tij në mjekësi përpara se të mësonte dermatologjinë. Më vonë, ai do gjendej në një firmë farmaceutike të quajtur IVAX, të cilën e shiti për 7.8 miliard $. Taniështë kryetar i “Teva Farmaceutik” dhe ka një vlerë neto prej 3.8 miliard $.

  • WuyilingWu Yiling

W.Yiling ka praktikuar mjekësinë kineze për 11 vjet para se të bënte pasurinë e tij të vërtetë. Ai themeloi një kompani farmaceutike në vitin 1992 dhe shet ilaçe bimore për një gamë të gjerë sëmundjesh. Ky mjek ka një vlerë neto prej 1.7 miliardë $.

  • garymichelsonGray Michelson

Gray është i njohur për inteligjencën e tij, me mbi 250 patenta në pajisjet ortopedike, në instrumente dhe metoda të regjistruara në emrin e tij. Ai e mori pasurinë e tij prej 1.55 miliard $, pas një zgjidhje ligjore me “Medtronic”, mbi përdorimin e patentave të tij. Gray tashmë është një mbështetës i fortë për kafshët dhe ka krijuar çmimin “Michelson”, që të gjendet një mënyrë jo kirurgjikale për sterilizimin e maceve dhe qenve.

  • Dr.Phil_Phil Trego

P.Trego është diplomuar në psikologji dhe emisioni televiziv i tij “Dr Phil Show” është sot emisioni më i ndjekur televiziv. Me një pagë vjetore prej 80 milionë $ dhe një vlerë neto prej 280 milionë $, ky personalitet renditet në vendin e gjashtë në këtë listë.

  • jamesandrewsJames Andrews

Ndoshta është një nga mjekët e paktë në këtë listë që e ka krijuar pasurinë e tij duke e praktikuar mjekësinë. Dr. James është kirurg për atletët, i përket mjekësisë sportive dhe qendrës ortopedike. Ai ka një vlerë neto prej 100 milionë $.

  • Terry-DurbrowTerry Dubrow

Terry është një nga kirurgët plastikë më të kërkuar në qarkun “Orange” në Kaliforni. Koha e pritjes për të bërë një konsultë tek dr. Terry është 6 muaj dhe pasuria e tij neto është më shumë se 30 milionë $.

  • leonardhochsteinLeonard Hochstein

Një tjetër kirurg plastik renditet në listën e mjekëve më të pasur. Dr. Hochstein ka një vlerë neto prej 20 milion $ dhe është një nga kirurgët më të mirë plastikë në Majami.

  • RobertReyRobert Rey

Robert Rey është një tjetër kirurg plastik që ka një vlerë marramendëse në llogarinë e tij. Ai është i njohur në të gjithë Beverli Hillsin si një nga kirurgët më të mirë dhe ka një vlerë neto prej mbi 15 milionë $ në shfaqjet televizive.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës