Njihuni me shkaktarët e kancerit të gjirit të cilat as nuk i kishit imagjinuar!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

kancer gjiriShumica e femrave, tek të cilat zhvillohet kanceri i gjirit, nuk kanë faktorë të veçantë të rrezikut, përveç faktit se janë femra dhe zakonisht në moshë më të madhe (sidomos mbi 50 vjet).

Megjithatë studiuesit kanë numëruar edhe disa faktorë të cilët mund t’i paraprijnë kancerit të gjirit dhe femrat që i kanë ato mund të jenë shumë më të rrezikuara se femrat e tjera. Nga këto faktorë përmendim:

Nëse keni pasur më herët ndonjë tumor në njërin gji, rreziku është që të shfaqet edhe në tjetrin;

Nëse ndonjë nga anëtaret e familjes suaj ka pasur kancer të gjirit (në veçanti nëna, motra ose vajza janë diagnostikuar me kancer të gjirit para menopauzës) ose nëse janë të pranishëm gjenet mutante BRCA1 ose BRCA2, rreziku për të pasur kancer të gjirit është 85%. Më saktësisht për këto ju njofton mjeku juaj;

Nëse ndonjëra nga anëtaret e familjes suaj ka pasur kancer të vezoreve

Nëse  jeni i ekspozuar së tepërmi ndaj hormonit estrogjen, të cilin organizmi juaj e prodhon normalisht. Këtë mund ta keni bërë duke:

Mos lindur fëmijë kurrë, ose keni lindur pas moshës 30 vjeçare.

Ju kanë filluar menstruacionet shumë herët.

Menopauza juaj është vonuar.

Nëse keni marrë estrogjen dhe progesteron më shumë se pesë vjet.

Nëse indi i gjirit tuaj është i dendur;

Nëse më herët keni bërë biopsi të gjirit dhe kjo ka treguar ndryshime në gji, si rritje të numrit të qelizave jo normale që nuk janë kanceroz.

Nëse jeni trajtuar me rrezatim në regjionin e gjoksit (për të mjekuar ndonjë sëmundje tjetër p.sh. limfomën Hodgkin), veçanërisht para moshës 30 vjeçare.

Burimi: healthyfoodhouse/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës