Njihuni me ushqimet që parandalojnë sëmundjet e zemrës!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al” : Elena Beta

zemra 5Gjenetika luan rol të madh në shëndetin e zemrës. Por stili i jetesës, si dieta dhe ushtrimet fizike, luajnë një rol edhe më të madh në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ushqimet e ndodhura në këtë listë janë veçanërisht të fuqishme, të mbushura me ushqyes që luftojnë sëmundjet e zemrës dhe faktorët e rrezikut që i shkaktojnë ato.

Molla: zë vend të rëndësishëm në studimet lidhur me shëndetin e zemrës, dhe kjo nuk është çudi. Në krahasim me frutat e tjera, molla renditet e dyta në listën e ushqimeve më të mira për shëndetin e mirë të zemrës. Molla është tepër e pasur me pektin, një fibër që ndërvepron me fitonutrientët  tjera gjenden në mollë për të ofruar një mori të përfitimeve kardiovaskulare.

Fasulet: Në librin e tij 150 ushqimet më të shëndetshme në tokë, studiuesi Jonny Bowden citoi se 10.000 burra dhe gra që konsumonin rregullisht bishtajore, kishin rrezik 22 për qind më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Ato janë të mbushura edhe me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit – përveç antioksidantëve që ndihmojnë në shëndetin e zemrës, kalium, dhe acidet yndyrore omega-3.

Çokollata e zezë: Në vitin 2004, shkencëtari kolumbian Oscar Franko dhe ekipi i tij i studiuesve botuan një artikull, në gazetën mjekësore Britanike, ku propozuan një dietë natyrore për të reduktuar sëmundjet e zemrës. Ajo është quajtur “polimer” dhe studiuesi pohoi se, nëse konsumohen çdo ditë të gjitha ushqimet e rekomanduara, mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës në 75 për qind. Një nga këto ushqime ishte çokollatë e zezë, e cila, thuhet se zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me një 21 për qind.

Burimi:healthyfoodunion / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura