NJOFTIM I RËNDËSISHËM NGA AKBPM: Bari “Ranitidinë” rrezik papastërtish kancerogjene

Njoftim në faqen zyrtare të AKBPM

AKBPM njofton profesionistët e shëndetit dhe pacientët për një shtim efekti anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive “Ranitidinë”

Në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime (FDA-Food and Drug Administration) si dhe të Agjencisë Evropianë të Barnave (EMA- European Medicines Agency) është publikuar njoftimi lidhur me përmbajtjen e lëndës N-Nitrosodimetlamine (NDMA), papastërti e gjendur në barna me lëndë aktive “Ranitidine” duke përfshirë këtu edhe barin “Zantac”. “NDMA” është një lëndë që klasifikohet si kancerogjene, bazuar në disa teste laboratorike të kryera.

Për momentin ka pasur vetëm tërheqje vullnetare nga tregu, nga disa prej firmave që janë prodhuese dhe distribuese të këtij bari.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore njofton profesionistët e shëndetit si dhe pacientët për këtë efekt anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive “Ranitidinë” . Njoftimi është bërë edhe për Urdhrin e Farmacistit të Shqipërisë si dhe Urdhrin e Mjekut në mënyrë që për barin e rekomanduar apo përshkruar të jepet informacion për efektet anësore që mund të shfaqen tek pacienti.

Këshillohen pacientet që:

1. Nëse e marrin “Ranitidinë” si bar pa recetë, pra me vetëmjekim, mund të zgjedhin një bar tjetër që jepet pa recetë dhe që përdoret për shqetësimin shëndetësor që ata kanë.

2. Nëse e marrin “Ranitidinë” me recetë, dhe duan ta ndërpresin marrjen e saj, duhet të flasin me mjekun personal në mënyrë që ai t’iu përshkruajë një mjekim tjetër opsional.

Profesionistët e shëndetit janë të lutur që të përdorin formularin e raportimit në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për çdo efekt të padëshiruar që ata mësojnë, lidhur me barin në fjalë, ose dhe barna të tjera, dhe ta dërgojnë atë në adresën: farmakovigjilenca@akbpm.gov.al

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet