Njoftim për certifikimin e profesionistëve të shëndetësisë

Në fillim të muajit dhjetor do të zhvillohen provimet e certifikimit për mjekët, stomatologët dhe farmacistët  të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014,sipas specialiteteve përkatëse.

Për provimin e certifikimit të mjekëve!

Më datat 7.8,12,13,14 dhjetor 2017, ora 9.00 në Fakultetin e Mjekësisë zhvillohet Provimi i Certifikimit për mjekët.

  • 7 dhjetor: Anestezi Reanimacion, Endokrinologji, Hematologji, Biokimi, Sëmundje infektive, Urologji, Obstetrikë Gjinekologji
  • 8 dhjetor: Mjekësi familje, Kirurgji, Onkologji, Ortopedi, ORL, Nefrologji, Neurologji.
  • 12 dhjetor: Neurokirurgji, Okulistike, Gastrihepatologji, Alergologji, Pediatri, Imazheri, Psikiatri
  • 13 dhjetor: Reumatologji, Kardiologji, Pneumologji, Mikrobiologji, Anatomi patologjike dhe mjekësi ligjore, Shëndet publik, Urgjenca mjekësore
  • 14 dhjetor: Imunologji, Dermatologji, Toksikologji, Hipertoni dhe mjekësi interne

Për Provimin e Certifikimit të Stomatologëve!

7 dhjetor 2017 në ora 09.00 tek Fakulteti i Stomatologjisë zhvillohet Provimi i Certifikimit për stomatologët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014.

Për Provimin e Certifikimit të Farmacistëve!

Më datë 7 dhjetor 2017 në ora 09.00 tek Departamenti i Farmacisë zhvillohet Provimi i Certifikimit për farmacistët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014.

Pjesëmarrësit në provim duhet :

  1. Të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj;
  2. Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit; Fatura
  3. Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit.

Regjistrimet për provim bëhen pranë QKEV-së deri më date 30 Nëntor 2017, duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

  • Fotokopje të kartës së identitetit;
  • Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.

Për më shumë mund të shikoni:

Rregullorja_e_Provimit_te_Certifikimit

Programet Orientuese

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë