Njoftime për vende të lira pune në QSUT

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka shpallur konkursin për 2 vende të lira pune në pozicionin “Mjek” (një Mjek Internist dhe një Mjek Kardiolog ) pranë Shërbimit të Mjekësisë Interne, Poli i Administrimit të Integruar të Spitalit Polivalent, si dhe 1 vend të lirë pune në pozicionin “Mjek Gjenetist” pranë Laboratorit të Gjenetikës në Shërbimin e Laboratorit Imunologjik dhe Gjenetikës , Poli i Administrimit të të Integruar të Spitalit Polivalent.

Të gjithë aplikantët e interesuar kanë afat deri më datë 6.11.2017 për të dorëzuar dokumentet pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, bëhet e ditur në faqen zyrtare të QSUT-së.

Që të bëhen pjesë e konkurrimit, kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere, ku më e rëndësishmja është të kenë përfunduar studimet e larta universitare në një fakultet me program të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notë mesatare mbi ”7” për ata që konkurrojnë për pozicionet mjek internist dhe mjek kardiolog, dhe mbi ”9” për mjek gjenetist.

Konkurrimi për një vend pune është i lirë, me përjashtim të kandidatëve që vijnë nga rrethet, të cilët duhet të kenë marrë miratim nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit nga vjen kandidati si dhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje të mundshme.

Për informacione të mëtejshme mund të klikoni tek faqja zyrtare e QSUT-së.

Mjek Internist dhe Mjek Kardiolog pranë Shërbimit të Mjekësisë Interne

Mjek Gjenetist pranë Laboratorit të Gjenetikës në Shërbimin e Laboratorit Imunologjik dhe Gjenetikës

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni