Nuk cënohet “Omega Farma”, vazhdon të firmosë kontrata me vlera të konsiderueshme

Denisa Canameti, gazeta “Shendet+”

‘Omega Farma’, depoja farmaceutike në pronësi të Nadir Çaushollit, disa javë më parë është vënë nën akuzë nga prokuroria, pasi në bashkëpunim me disa farmaci në kryeqytet kanë krijuar një skemë mashtrimi me receta fiktive.

denisa 2Një grup ekspertësh pasi ka llogaritur dëmin që i është shkaktuar shtetit nga kjo skemë, arriti në përfundimin se ‘Omega Farma’ ka përfituar jo pak por 2.2 milion euro për periudhën janar 2013-tetor 2015.

Biznesi i Nadir Çaushollit zotëron 40 për qind të tregut të farmaceutikës në vend.

Sipas hetimeve rezulton se “Omega Farma” ka shpërndarë receta të falsifikuara te farmaci të ndryshme dhe këto të fundit i kanë paraqitur recetat për rimbursim te Fondi Rajonal i Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

 Por, pavarësisht gjithë këtyre skandaleve biznesi i Çaushollit duket se nuk është cënuar aspak. Omega Farma vazhdon që të firmosë kontrata me vlera të konsiderueshme, edhe pse pronari i saj vazhdon që të jetë në burg.

Agjencësia e Prokurimit Publik, si institucioni qëndror përgjegjës në vend për mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik, koncesioneve/partneritetit publik privat dhe ankandit publik, ka publikuar si çdo të hënë Buletinin e Njoftimeve Publike.

Kështu, sipas Buletinit nr.45, datë 16 Nëntor 2015, Spitali Rajonal Shkodër ka kontraktuar operatorin ekonomik Omega Pharma Group me vlerë 2600783.45 lekë.

Ndërsa spitali Rajonal Vlorë ka kontraktuar të njëjtën kompani me vlerë kontrate 372 164 lekë. 

denisa

 

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak