Nuk është fryrje barku! Simptoma që shumë gra po e injorojnë paralajmëron për një sëmundje të rëndë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Fryrja e barkut është një simptomë që na shfaqet të gjithëve dhe priremi të trajtojmë si një efekt anësor i të ngrënit shumë. Por, sipas një studimi të ri, të kryer nga Target Ovarian Cancer, 50% e grave që vuajnë nga fryrja e shpeshtë e barkut e ngatërrojnë këtë simptomë kryesore të kancerit të vezores si normale dhe, si pasojë, nuk kërkojnë ndihmë mjekësore.

Kjo simptomë, sipas ekspertëve, mund të jetë rrezikuese për jetën nëse rezulton të jetë kancer.

Ekspertët thonë se gratë në vend që të kërkojnë ndihmë mjekësore për fryrjen e shpeshtë të barkut, përpiqen ta trajtojnë atë me kos ose produkte të tjera që mendohet se lehtësojnë tretjen.

“Gratë nuk duhet të rrezikojnë jetët e tyre duke injoruar simptomat e kancerit të vezores. Nëse gratë i dinë simptomat e kancerit të vezores, si ndjesia e vazhdueshme e fryrjes së barkut, dhe mund ta diagnostikojnë këtë sëmundje në kohë, mund të shpëtohen shumë jetë njerëzish”, thotë drejtoresha ekzekutive e organizatës “Target Ovarian Cancer”, Annwen Jones.

Përveç fryrjes së barkut, ka një sërë simptomash të tjera që mund të paralajmërojnë për kancer të vezores. Tri më kryesoret janë:

  • Nevoja për të urinuar shpesh
  • Dhimbje në pjesën abdominale ose në legen
  • Mungesa e oreksit ose ndjesia e ngopjes së menjëhershme

Nëse i keni këto simptoma, do të ishte mirë të bënit një vizitë tek mjeku. Mund të mos jetë asgjë serioze, megjithatë më mirë të jeni të sigurt.

Burimi: Cosmopolitan / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi