Nuk i hoqi lentet për gjashtë muaj, verbohet studentja

Një studente në Tajvan e cila mbajti lentet të vëna për gjashtë muaj mbeti e verbër pasi një virus hyri në bebëzat e syrit.

lentetAmeba njëqelizore shkatërroi shikimin e studentes e cila nuk i hoqi një herë për t’i pastruar lentet përgjatë gjithë kësaj periudhe kohe.

Sipas mjekëve, ky rast tepër i rëndë është një shembull i një të reje nën presion që nuk gjeti kohën të kujdesej as për higjienën bazë të lenteve.

Përveçse duhet të pastrohen rregullisht, lentet duhet gjithashtu të hiqen kur noton ose kur lahesh. Këshilla e zakonshme është që të shmanget mbajtja e lenteve më shumë se tetë orë në ditë.

E megjithatë duket se studentja 23-vjeçare i ka mbajtur lentet gjithë kohës, madje edhe në pishina.

Mjekët janë tmerruar kur kanë hequr lentet dhe kanë zbuluar se sipërfaqja e syrit të vajzas ishte ngrënë nga ameba e cila kishte pasur kushtet perfekte për t’u rritur.

“Vajza duhet t’i kishte hedhur lentet pas një muaji përdorimi, por në vend të kësaj ajo i ka mbipërdorur duke dëmtuar përgjithmonë shikimin”, u shpreh mjeku. Ky rast u bë publik si një mënyrë paralajmërimi për të gjithë personat që mbajnë lente dhe rrezikun që ato paraqesin sidomos gjatë verës. Problemet e lenteve mund të ndodhë të shfaqen disa muaj apo edhe vite më pas, sidomos tek përdoruesit e rregullt./ Marrë nga Daily Mail

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së