Dhuna ndikon në shëndetin mendor, në të gjithë elementët e shëndetit dhe mirëqenies.
Sot është dita e 16 e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe sipas raportit të publikuar nga #Observatori Shqiptar i Femicidit, i cili është krijuar këtë vit brenda strukturës së #Avokatit të Popullit në periudhën 2021 – 2023 në Shqipëri janë regjistruar 32 raste të #vrasjes së #grave dhe vajzave, nga të cilat 24 raste #femicidi (vrasje me dashje për shkak të gjinisë).
Nga problemet me gjumin, ankthi dhe depresioni, te përdorimi i substancave, stresi post-traumatik dhe shumë shqetësime të tjera, janë disa nga efektet e dhunës. Shtrirja e ndikimeve është e madhe, duke pasur parasysh realitetin, ku dhuna me bazë gjinore është kaq e përhapur.
Lidhja midis dhunës dhe shqetësimeve të shëndetit mendor është shumë më e lartë për gratë.Gratë kanë dukshëm më shumë gjasa se burrat të raportojnë ndikimet negative emocionale të dhunës bashkëshortore , duke përfshirë izolimin, depresionin ose sulmet e ankthit dhe mendimet për vetëvrasje.
Rreziku i depresionit, çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), shqetësimet nga përdorimi i substancave, sipas studimeve është tre deri në pesë herë më i lartë për gratë që kanë përjetuar dhunë.
Mos adresimi i lidhjes midis shëndetit mendor dhe dhunës do të thotë se gratë mund të diagnostikohen gabimisht ose të paafta për të aksesuar ndihmën që u nevojitet për t’u shëruar. Gjithashtu, gratë që kanë përjetuar dhunë dhe u janë dhënë diagnoza në lidhje me shëndetin e tyre mendor mund të etiketohen dhe për këtë shkak rejuzojnë edhe marrjen e shërbimeve.
Stigma e lidhur me dhunën me bazë gjinore dhe shqetësimet e shëndetit mendor mund t’i ndalojë ata të ndajnë përvojat e tyre, të raportojnë incidente dhe të kenë akses në mbështetje. Frika nga humbja e kujdestarisë së fëmijëve është një tjetër shqetësim që mund t’i pengojë për të raportuar dhunuesit. Ata që përjetojnë shqetësime të shëndetit mendor mund të kenë më pak gjasa të raportojnë dhunën pasi shëndeti i tyre mendor përdoret shpesh për të diskredituar përvojat e tyre ose për t’i fajësuar ata për atë që ndodhi. Kombinuar me arsye të tjera, të tilla si të jetuarit në varfëri, statusin e imigrimit dhe diskriminimin për shkak të moshës, racës dhe orientimit seksual, pengesat për aksesin në mbështetje mund të jenë dërrmuese.
Çfarë duhet bërë?
Mbështetja duhet të forcohet për ata që përjetojnë shqetësime të shëndetit mendor, për të parandaluar dhe trajtuar dhunën. Kjo përfshin aksesin në këshillim afatgjatë, strehim të përballueshëm, mbështetje për kujdesin e fëmijëve, ndihmë më të mirë ligjore dhe mundësi punësimi.
Në nivel individual, ne mund të informojmë veten për mënyrat se si dhuna dhe shqetësimet e shëndetit mendor prekin njerëzit afër nesh. Të qenit atje si një mbështetës jo-gjykues, të dëgjuarit dhe ofrimi i ndihmës janë të gjitha mënyra të mira për të thyer stigmën dhe izolimin që shpesh ndjejnë viktimat e dhunës.
Sfidoni idetë dhe shakatë që justifikojnë abuzimin ose turpërojnë njerëzit që merren me çështje të shëndetit mendor.
Le të përpiqemi të jemi të vetëdijshëm për dhunën me bazë gjinore dhe efektin e saj në shqetësimet e shëndetin mendor dhe të jemi mbështetës për ata që i përjetojnë të dyja.
Infografiku është prodhuar nga Shoqata “Together for Life” në kuadër të projektit “Sinergji për fuqizimin e grave dhe vajzave” mbështetur nga ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë.