“Nuk më tregove asnjëherë të vërtetën që vogëlushja ime do ishte aq perfekte”

 

Emersyn, sindrome Down

Një nënë i ka shkruar një letër prekëse gjinekologut që e këshilloi të abortonte, sepse vajza e saj kishte sindromën Down dhe jeta e saj do të ishte një tmerr.

Një vit pas lindjes së vogëlushes Emmy, Courtney Baker vendosi që t’i shkruajë një letër doktorit. Ajo e postoi letrën në rrjetet sociale bashkë me një foto të vogëlushes, për të treguar se çfarë do të kishte humbur nëse do të kishte dëgjuar këshillën e mjekut.

“Nuk jam e inatosur apo e hidhëruar. Jam thjesht e trishtuar”, shkroi Baker në letër, të cilën e postoi në faqen e saj në Facebook.

“Në vend që të më mbështesje dhe inkurajoje, ti më sugjerove të abortoj fëmijën. Unë të tregova emrin, ndërsa t’i na pyesje përsëri nëse e kuptojmë se sa e vështirë do të jetë jeta me një fëmijë me sindromën Down”.

Por nuk ndodhi ashtu, shkruan ajo.

Courtney Baker

“Emersyn jo vetëm që na ka shtuar jetën, por ka prekur edhe zemrat e mijëra njerëzve. Ajo na ka hapur sytë rreth bukurisë së vërtetë dhe dashurisë së pastër”.

“S’ma the asnjëherë të vërtetën.  Nuk më the që ajo do ishte perfekte!”ka shkruar Courtney në letrën publike që i ka drejtuar gjinekologut.

“Lutem që asnjë nëne tjetër të mos i ndodh ajo që më ndodhi mua. Lutem që ti, gjithashtu, të shohësh bukurinë e vërtetë dhe dashurinë e pastër tek çdo jetë e shfaqur në çdo grafi. Dhe të lutem që kur të shohësh beben tjetër me sindromën Down, shiko nënën dhe tregoji të vërtetën:  Foshnja juaj është absolutisht perfekt”, përfundon letrën e saj Baker.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen