Nuk po humbisni dot peshë? Mbase nuk i dini këto 5 “rregulla të arta”

Këto janë “rregullat e arta” që rekomandon eksperti i palestrës Damien Kelli.

rregullat e artaDuke ndjekur këto pesë këshilla të ushqimit në mënyrë të vazhdueshme dhe mbajtjen e një programi të fortë trajnimi, do të digjni yndyrë dhe do të humbisni peshë shumë shpejt dhe sigurisht në mënyrë të shëndetshme.

Ulni gradualisht sasinë e kalorive: për të humbur yndyrë, duhet të ulni gradualisht sasinë e kalorive që merrni  duke ngrënë më pak dhe duke eleminuar ushqimet kalorike.

Ju nevojiten proteina: për të forcuar indet e muskujve, duhet të rrisni gradualisht sasinë e proteinave që konsumoni. Hani mish pule, peshk. Këto ushqime ju ndihmojë të përshpejtoni metabolizmin dhe mbajnë të ngopur përgjatë gjithë ditës.

Zgjidhnii me kujdes karbohidratet që do konsumoni: për të humbur sa më shpejt yndyrën ju keni nevojë të ulni gradualisht konsuminin e karbohidrateve. Me fjalë të tjera, hani më pak sheqer dhe ushqime të përpunuara. Shumë prej këtyre ushqimeve mund të rrisin hormonet dhe të çojnë në shtimin e yndyrës.

Rrisni sasinë e zarzavateve që konsumoni: për t’u siguruar se do jeni të shëndetshëm gjatë gjithë procesit, duhet të rrisni gradualisht sasinë e zarzavateve që hani, në mënyrë që të merrni më shumë fibra, vitamina dhe minerale.

Për të përmirësuar metabolizmin tuaj, gradualisht zëvendësoni yndyrnat të këqija me yndyrna të shëndetshme. Përdorni vaj ulliri, avokado, arra, fara dhe vajrat e peshkut në dietën tuaj. Këto ndihmojnë në mirëfunksionimin e metabolizmit si dhe në humbjen e  peshës.

Përgatiti për “Shëndet+” : Elena Beta

Burimi: Health Healthy Advice

 

 

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit