Nuk pranoi t’i bënte serumin, i riu kërcënon me jetë mjekun

26-vjeçari nga Erseka kërcënon me jetë mjekun se nuk i ka ofruar shërbimin e duhur. I riu kishte shkuar me urgjencë në spital dhe i ka kërkuar mjekut që t’i bëjë një serum se nuk ndihej mirë.

spital

Pas kryerjes së vizitës, mjeku patolog me iniciale F. L., 68 vjeç, i ka thënë të riut me iniciale E.R. se të gjitha parametrat e tij ishin në rregull dhe nuk nevojitej përdorimi i serumit.

Por i riu i ka kërkuar me ngulm që mjeku t’i bëjë serumin, duke e kërcënuar edhe me jetë. Në këto kushte insistimi, mjeku i ka kërkuar që të shkojë më parë tek mjeku i familjes për të marrë rekomandimin e veçantë për kryerjen e serumit. Kjo kërkesë ka agravuar edhe më shumë, duke çuar në një sherr verbal që i ka kushtuar të riut procedimin penal për “kanosje për shkak të detyrës”.

Të gjendur në vështirësi, autoritetet e spitalit kanë njoftuar policinë e cila nga ana e saj filloi procedimin penal në gjendje të lire për 26 – vjeçarin. Ngjarja duket edhe më absurde pasi, sipas mjekëve dhe dëshmitarëve, i riu nuk rezulton të ishte nën efektin e alkoolit apo të narkotikëve gjatë konfrontimit në spital. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi