Nuk vaksinohen as te mjekësia/ Silva Bino: Duhet të bisedojmë dhe t’i bindim studentët

Ndonëse pritet të dalë vendimi i Komitetit Teknik për dozën e tretë të vaksinës, numri i personave që po vaksinohen me dozë të parë është shumë i ulët. Vaksina po refuzohet nga studentët, madje dhe nga ata të cilët e kanë vendosur të studiojnë mjekësi. Silva Bino, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive thotë se me studentët duhet biseduar dhe sqaruar për çdo dilemë që ata kanë.

Shumë nga studentët preferojnë Pfizer, por kjo vaksinë bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut. Disa prej studentëve thonë se nuk e bëjnë vaksinën pasi kanë kaluar Covidin, por Bino shpjegon se si procedohet në këtë rast.

Tanimë duket se ka rënë poshtë vaksinimi me detyrim pasi në shumë fakultete ata janë lejuar të hyjnë në auditore. Vaksinimi me detyrim pritej të rriste përqindjen e mbulesës vaksinale, por në fakt bëri efektin e kundërt.

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës