Nusja e paralizuar ia arrin qëllimit, shkon drejt altarit dhe kërcen me këmbët e veta në ditën e dasmës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

nusja e paralizuar_ Jaquie Goncher

Nusja 25-vjeçare, e cila kishte pësuar një dëmtim në shtyllën kurrizore pasi u hodh në pishinë, ia arriti qëllimit të ecë dhe kërcejë me këmbët e veta në ditën e dasmës.

Gjeorgjiania Jaquie Goncher u paralizua në qafë në moshën 17-vjeçare, pasi u hodh keq në pishinën e një mikeshe. Mjekët në atë kohë nuk i dhanë asnjë shpresë se do të rifitonte ecjen, megjithatë ajo ishte e vendosur t’ju dëshmonte të kundërtën.

dasem_Jaquie Goncher

Goncher bashkëpunoi me një fizioterapist dhe bënte çdo ditë ushtrime fizioterapie,  derisa fitoi mundësinë për të qëndruar në këmbë, edhe pse për një kohë të shkurtër. Kur u fejua me bashkëshortin e saj aktual, Andy Goncher, në gusht të vitit 2015, ajo i vuri synim vetes që të ecë drejt altarit dhe të kërcejë me këmbët e veta në ditën e dasmës.

Jaquie Goncher

“Për shkak të tensionit të gjakut, nuk mund të qëndroja më shumë se 30 minuta në këmbë”, tregon  Goncher për ABC News. “E dija që mund të ecja drejt alatrit me ndihmën e të tjerëve, por doja që këtë ta bëja vetë dhe të kërceja pa karrigen me rrota”.

Goncher ia arriti qëllimit, ajo eci drejt altarit, qëndroi në këmbë gjatë ceremonisë dhe kërceu me bashkëshortin.

kercim

Jaquie Goncher me bashkeshortin

pikture

Burimi: ABC News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi!
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Cilat ushqime duhet të shmangni kur jeni me cikël menstrual
Vuani nga diabeti? Mjeku zbulon se kur është koha më e mirë për të ecur
Ky ushqim i përditshëm mund të shkaktojë helmim nëse nuk e konsumoni shpejt