Nusja lë dasmën për të dhënë ndihmën e parë në aksident

Një nuse nga Tenesi, SHBA, provoi se ishte në detyrë 24 orë në ditë kur la dasmën për të kryer detyrën e vet si mjeke e ndihmës së shpejtë, duke reaguar menjëherë për një aksident me makinë që përshiu të afërmit e vet.

Nusja“Ka njerëz që po përdorin fjalën “heroinë”, u shpreh Sarah Ray për mediat vendase. “Nuk mendoj se bëra diçka heroike. Është thjesht diçka që do ta bënte secili nga kolegët e mi. Ne ndalojmë në raste aksidentesh edhe kur jemi me rroba të thjeshta. Kësaj radhe qëlloi që isha me fustan nuseje”.

Ray, 29 vjeçe, thotë se vetëm një orë pasi kishin bërë betimet me bashkëshortin në kishë, mori një telefonatë se babai dhe gjyshërit ishin përfshirë në një aksident disa kilometra larg.

Sarah Ray nusja jep ndihmen e pare“Ishim ende në kishë”, thotë ajo. “Pauli (im shoq) dhe unë jemi të dy mjekë të ndihmës së shpejtë dhe të tillë ishin edhe shumë prej shoqëruesve tanë”.

Ray, e cila është mjeke e ndihmës së shpejtë prej pesë vjetësh, tha se ajo dhe dhëndri thjesht hipën në makinë dhe u nisën për në vendin e aksidentit pa u menduar gjatë. Të afërmit e saj qëndruan në spital për kohë të shkurtër me dëmtime në ballë dhe gjoks, të shkaktuara nga jastëku i ajrit dhe rripi i sigurimit. / Arlinda Gjypi – Shëndet+

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?