Nxënësit, më të rrezikuar nga skoliozat

Skolioza përfaqëson të shtrembëruarit anësor të boshtit të kurrizit. Kjo sëmundje, edhe pse shumë e konsiderojnë si e moshave të mëdha, në të vërtetë shfaqet që në moshat 3-10-vjeçare. Ndaj është e rëndësishme që fëmijët të kontrollohen që në moshën shkollore.

skoliozaShqetësimi mbi pamjen kozmetike të shpinës shpesh është shqetësimi kryesor i pacientit dhe prindërit. Pra, është një sëmundje e ngadaltë dhe progresive, përgjithësisht asimptomatike. Shpesh janë prindërit ose pediatrit të parët që vënë re që diçka ka ndryshuar në qëndrimin e fëmijës.

Për gazetën “Shëndet+”, Ledian Fezollari, kirurg-ortoped shpjegon gjithçka që lidhet me këtë sëmundje.

Doktor, çfarë duhet të kuptojmë me skoliozë?

Skoliozë quhet deformimi që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësor të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit  gjatësor të saj, gjë që e bë atë të duket në formën “S”-je ose “C”-je që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e “I”-je. Skolioza mund t’i shkaktojë vertebrave (unazave) rrotullim gjë që  shkakton që njëra shpatull apo kërdhokull (këllq) të jetë më lart se tjetra.

Pra, skolioza përfaqëson të shtrembëruarit anësor dhe rrotullues të shtyllës kurrizore. Kemi të bëjmë me një dëmtim 3-dimensional. Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të kraharorit dhe të organeve që përmbahen në të (zemra, mushkëritë dhe diafragma).

Dr.Ledian Fezollari (2)

Dr.Ledian Fezollari

Cili është klasifikimi që i bëhet skoliozës?

Skolioza mund të ndodhë në çdo moshë.

Klasifikimi sipas moshës:

Skolioza adoleshente idiopatike, ndodh pas moshës 10 vjeç. Ajo është lloji më i zakonshëm.

Skolioza juvenile, ndodh në fëmijët midis moshës 3 dhe 10 vjeç. Kjo nuk është e zakonshme

Skolioza infantile (fëminore) ndodh në fëmijët më të vegjël se 3 vjeç . Kjo mund të rezultojë nga anomali të lindura të vertebrave, sindrome të ndryshme, çrregullime neurologjike ose për arsye të panjohura (idiopatike).

Klasifikimi sipas shkakut:

♦ 80% e tyre janë me origjinë idiopatike (pa një shkak të njohur).

♦ Skolioza kongenitale, që e marrin origjinën nga defekte të organo-gjenezës gjatë periudhës embrionale.

♦ Skolioza neuromuskulare (nga poliomieliti, osteodistrofia etj.).

Frekuenca e skoliozës

Skolioza është rreth 7 herë më e shpeshtë tek femrat se tek meshkujt dhe shfaqet më së shumti në moshat nga 3 – 10 vjeç.

5% e popullsisë botërore është e prekur, prej të cilëve 81% nuk dihen shkaqet, 15% e lindur dhe rreth 10% nervore-muskulare.

skolioza kockatKurba e skoliozës e matur të paktën 10° ndodh në 1.5% në 3.0% të popullsisë

Kurba që tejkalon 20° ndodh në 0.3% në 0.5% të popullsisë

Kurba që tejkalon 30° ndodh në 0.2% në 0.3% të popullsisë

Kurba të vogla kurrizore ndodhin me frekuencë të ngjashme në djem dhe vajza, por vajzat janë kanë më shumë të ngjarë që të kenë një kurbë progresive  të madhe skoliotike që do të kërkojë trajtim.

Cilat janë simptomat që tregojnë për skoliozë?

Skolioza zakonisht nuk shkakton asnjë dhimbje, mosfunksionim neurologjik ose probleme të frymëmarrjes. Shqetësimi mbi pamjen kozmetike të shpinës shpesh është shqetësimi kryesor i pacientit dhe prindërve. Pra, është një sëmundje e ngadaltë dhe progresive, përgjithësisht asimptomatike. Shpesh janë prindërit ose pediatri të parët që vënë re që diçka ka ndryshuar në qëndrimin e fëmijës. Në raste të rralla mund të shfaqen shqetësime në kolonën vertebrale apo lodhje muskulare pas sforcimit fizik. Përgjithësisht fëmija është i qetë, fle mirë dhe vazhdon të kryejë normalisht veprimtaritë e tij të përditshme.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"