“Pacientët që nuk e kuptojnë dhjamosjen e tyre dhe kur kjo dhjamosje nuk është nën kontroll, do të thotë se kjo është sëmundje”, thotë Caroline Apovain, MD, në Qendrën Shëndetësore të Bostonit.
Obeziteti është një tendencë e rrezikshme me asnjë zgjidhje në horizont. Obeziteti dhe diabeti po rriten me hapa galopantë rreth e qark globit. Hidhini një sy të dhënave shokuese:
- 10 vendet me obezitet më të lartë
Më shumë se gjysma e 671.000.000 njerëzve obezë në botë jetojnë në SHBA, Kinë, Indi, Rusi, Brazil, Meksikë, Egjipt, Gjermani, Pakistan dhe Indonezi. Të dhënat tregojnë se që nga viti 1980, numri i personave obezë ka pësuar rritje në 27%. Në të gjithë botën, 37% e të rriturve dhe 14% e fëmijëve janë mbi peshë.
- Ishujt e Paqësorit
Këta ishuj nuk janë thjesht një parajsë tropikale. Ato përmbajnë gjithashtu disa nga vendet më të zakonshme për njerëzit mbi peshë. Në Tonga, ku jetojnë rreth 106.000 njerëz, 84% e meshkujve dhe 88% e grave janë mbipeshë. Në Samoa Amerikane, 83% e burrave dhe 85% e grave janë mbipeshë. Humultuesit tregojnë se obeziteti në këto vende vjen nga konsumimi i ushqimeve të importuara.
- Shtetet që konsumojnë më shumë kalori:
Suprizë! Nuk është SHBA ajo që e kryeson këtë listë për konsumimin e ushqimeve kalorike
Austria: 3784 ,Turqia: 3680, SHBA.: 3639, Egjipt: 3557, Gjermania dhe Italia: 3539
Për të vënë këto numra në kontekst, gratë hanë rreth 1,600-2,000 kalori dhe burra rreth 2,000-2,400, në varësi të moshës dhe sa aktivë janë.
- Makinë apo çiklizëm dhe ecje?
Ndërsa 86% e amerikanëve rrinë me orë të tëra në makinë (apo trafik), gati gjysma e kinezëve përdorin çiklizmin apo ecjen për të shkuan në punë. Suedezët, holandezët dhe francezët janë gjithashtu tifozë të ecjeve në distancë pa makinë. Në këto vende shkalla e obezitetit është më e ulët se 20% krahasuar me vendet e SHBA që është 33%.
- “ Shpërthimi i diabetit”
Globalisht, rreth 387.000.000 njerëz kanë diabet. Kjo është rreth 8,3% e popullsisë së botës. Gati gjysma e tyre nuk e dinë që e kanë. Rreth 60% e të gjithë njerëzve me diabet jetojnë në Azi.
- Numri i personave me diabet ka gjasa të rritet akoma më shumë
205 milionë njerëz në mbarë botën priret të marrin diabet nga 2035. Ekspertët po thonë se kjo prirje do të vazhdojë, sepse njerëzit po bëhen më urbanë, më pak aktiv, dhe hanë ushqime të shpejta dhe me shumë kalori.
- Diabeti nuk prek vetëm të rriturit
Deri në vitin 2001, vetëm rreth 3% e fëmijëve u diagnostifikuan me diabet të Tipit 2, në ditët e sotme kjo shifër është rritur në 45%. Më shumë fëmijë kanë diabet të Tipit 2 sesa Tipi 1, kjo për shkak të ushqimeve me shumë kalori dhe janë shumë pasivë, nuk kryejnë aktivitete fizike dhe sporte.
- Pjesa tjetër është histori
Ndërsa diabeti po rritet dita-ditës në mbarë botën, kjo ka qenë një sëmundje e cila është shfaqur mijëra vjet më parë. Egjiptianët e lashtë e përshkruan diabetin rreth 3000 vjet më parë. Në një papirus, i cili daton rreth 1550 vjet para erës sonë shkruhej: “Për të eliminuar urinë, e cila është shumë e dhimbshme”, një shenjë e zakonshme kjo për rritjen e sheqernave në gjak.
Sot, rreth 7.5 milion egjiptianë kanë diabet.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


