Obeziteti, faktori kryesor për shfaqjen e kancerit të zorrëve

Sipas studimeve të fundit, të jesh mbipeshë në moshën e adoleshencës ndikon në shfaqjen e kancerit të zorrëve në periudha më të vona të jetës.

obezitetKanceri i zorrëve është kanceri më i zakonshëm i tretë në botë me rreth 1.4 milion raste në vit.  Hulumtuesit kanë përfshirë në studim 240. 000 burra suedezë për 35 vjet dhe doli në përfundimet se ata të cilët në moshën e adoleshencës kanë qënë obezë kishin më shumë mundësi për t’u prekur nga kanceri i zorrëve.

Ka pasur rreth 855 raste të kancerit kolorektal në studim. Ata që ishin obezë, kishin 2,38 herë më shumë mundësi për t’u prekur nga ky lloj kanceri.

Gjithashtu, konsumimi i mishit të kuq dhe yndyrnat e barkut ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundjeje.

Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Harvardit dhe spitali universitar Obro në Suedi doli në konkluzionet se në fund të adoleshencës shënohet kalimi nga fëmijëria në moshën e rritur dhe kjo është një periudhe kritike për shëndetin.

Është e rëndësishme të kuptojmë rolin që luan ushqyerja në fëmijëri në zhvillimin e kancerit kolorektal.

Rachell Tompson, nga Fondi i Kërkimeve Botërore për kancerin tha se obeziteti është faktori kryesor për shfaqjen e kancerit të zorrëve./BBC/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë