Obeziteti, mjeku endokrinolog Florian Toti flet për sindromën e re që po haset tek moshat e reja

Alarmi për obezitetin duket se ka prekur edhe Shqipërinë pasi ndonëse nuk ka shifra zyrtare ka një trend në rritje.

OBSH deklaron se aktualisht 1 në 8 persona janë mbi peshe dhe deri në vitin 2035 ky raport pritet të jetë 1 në 2 persona obezë. Mjekët thonë se me obezitetin në rritje pasojnë një sërë sëmundjesh dhe tanimë po diskutojnë për një sindromë të ri siç është ai Kardio-renal-metabolik.

“Ndonëse jemi mësuar që obezitetin ta shohim tek 50 – 60 vjeçarët tanimë po e shohim tek fëmijët tek adoleshentët. Por ajo që shohim tek personat mbi peshë është se përveç hipertensionit i cili lidhet direkt me sëmundjet kardiake  pasojnë sëmundje të tjera të cilat lidhen me diabetin , dhe problemet renale, pra dukshëm vihet re një sindromë e re siç është ai kardio -renal metabolik”, shprehet mjeku endokrinolog Florian Toti për TCH.

Mjekët u tërheqin vëmendjen prindërve në lidhje me atë çfarë konsumojnë fëmijët pasi rriskojnë  të preken nga disa sëmundje  madje në moshë të re.

“Nëse nuk do të ndryshojmë stilin e jetës mënyrën e të ushqyerit me këtë obezitet në rritje do të kemi sëmundshëmri të shtuar në mosha të reja”, thekson mjeku Toti.

Për dy ditë më radhë mjekë të shërbimit të endokrinologjisë, mjekësie interne dhe kardiologjike kanë diskutuar mbi sindromën e re kardio-renal – metabolik që po hasin tek pacientët madje në mosha të reja.

Postime të ngjashme

Tre arsye pse mund të jemi të uritur gjatë gjithë kohës
Stres intensiv: Cilat ushqime duhet të kufizoni?
Nuk ka të bëjë me shtatzëninë! Dy arsye pse ju vonohet cikli menstrual
Kur duhet ta merrni magnez që të jetë vërtet efektiv?
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur bëni ushtrime në mëngjes
Kapsllëku: Çfarë mund të tregojë për shëndetin tuaj dhe kur nuk duhet ta injoroni
Këto janë pijet më të këqija për zorrët tuaja
Studimi zbulon se kjo dietë e thjeshtë 48-orëshe ul kolesterolin e dëmshëm me 10%