Obeziteti “shkakton më shumë raste të kancerit se duhanpirja”

Obeziteti shkakton më shumë raste të katër llojeve të kancerit se duhanpirja. Sipas një studimi nga Instituti Kërkimor mbi Kancerin në Britani, predispozitat janë më të larta që kanceri i zorrës, veshkave, vezores dhe mëlçisë të shkaktohen nga obeziteti se pirja e duhanit.

Miliona njerëz janë të rrezikuar nga kanceri për shkak të peshës së tyre, ndërkohë që numri i njerëzve obezë tejkalon atë të duhanpirësve në raportin 2 me 1.

Te qenët mbipeshë ose obez nuk do të thotë që me siguri ky person do preket nga kanceri, megjithatë obeziteti rrit rrezikun. Rreziku rritet me shtimin në peshë të një personi dhe për sa vite ai/ajo ka enë mbipeshë.

Sipas Institutit Kërkimor mbi Kancerin në Britani, 13 lloje të ndryshme kanceri lidhen me oobezitetin:

  • kanceri i gjirit (tek gratë pas fazës së menopauzës)
  • kanceri i zorrës
  • kanceri i pankreasit
  • kanceri i fytit
  • kanceri i mëlçisë
  • kanceri i veshkës
  • kanceri i stomakut
  • Kanceri i mitrës
  • Kanceri ovarian
  • Kanceri i tiroides
  • Kanceri i gjakut (mieloma multiple)
  • Meningioma (tumor në kokë)
  • Kancer në fshikëzën e tëmthit

Burimi: BBC / JoTabu.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak