Obeziteti, shton riskun për kancer të vezoreve

obeze 3

Shtimi i peshës trupore pas perudhës së menopauzës është e lidhur me një rritje të riskut për zhvillimin e kancerit të vezoreve në gratë, që nuk i janë nënshtruar ndonjeherë terapive hormonale. Të paktëbn ky ëhstë konkluzioni i një studimi epidemiologjik i kryer nga një grup shkencëtarësh amerikanë, të drejtuar nga Michael Leitzmann i “National Cancer Institute”, i publikuar online në revistën “Cancer”. Shkencëtarët kanë mbajtur nën kontroll për 7 vjet, rreth 95 mijë gra të grupmoshës nga 50 deri 71 vjecc. Në total janë rregjistruar 303 raste me kancer të vezoreve që në gati 80% të rasteve ishin gra me tregues të lartë të indeksit të masës trupore dhe që nuk kishin përdorur kurrë terapi hormonale. Sipas autorëve të studimit, shtimi i pehsës në menopauzë i dedikohet një shtimi të prodhimti të estrogenit që stimulojnë rritjen e qelizave ovarike, faktor predispozues për shfaqjen e klancerit të vezoreve. Shkencëtarët amerikanë mendojnë se kjo vërejtje mund të kenë efekte rivelant për zhvillimin e programeve të përshtatshme për shëndetin publik, që synojnë uljen e obezitetit në popullatë.

Postime të ngjashme

Obeziteti: Çfarë do të thotë në të vërtetë për shëndetin tuaj
Osteoartriti - Zbuloni dhe trajtoni këtë sëmundje në kohën e duhur
Skandali/ KLSH: 600 gra të rrezikuara dhe mbi 200 paciente me radioterapi të patrajtuar. Pajisjet mjekësore tek Onkologjiku, jo funksionale
Diabeti ndikon në osteoporozë, zbuloni simptomat
OBSH thekson koston e lartë të pasivitetit fizik, në raportin e saj të parë global
Çfarë është sindroma e ovarit polikistik?
Lëngu i qepës/ Zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit
Osteoporoza: Ja mjekimi për sëmundjen e kockave