Observatori për të Drejtat e Fëmijëve: “Dhuna ndaj të miturve nuk duhet të tolerohet”

femije1

REAGIM PUBLIK: Mbi dhunën e ushtruar ndaj të miturve, sipas rasteve të bëra publike në median e shkruar dhe vizive.

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, si një strukturë monitoruese e të drejtave të fëmijëve në vend, shpreh shqetësimin për numrin në rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve, deri në rastet më ekstreme me pasojë humbjen e jetës së të miturve.

I tillë është edhe rasti i 17-vjeçarit i gjendur i pajetë në zonën e groposjes së plehrave në Sharrë, i cili përveçse përbënte një rast të pastër të punësimit informal të të miturve në punë të rënda, ishte një rast i cili solli edhe fundin tragjik të tij si pasojë e neglizhencës dhe mos realizimit të misionit të ngarkuar të strukturave monitoruese shtetërore.

Nga rastet e bëra publike në media rezulton, që për periudhën janar – gusht 2016, janë rreth 60 të mitur të abuzuar, ku: 32 raste në komunitet,  15 raste në familje, 7 raste në institucionet arsimore dhe 4 raste në institucionet e përkujdesit shoqëror. Rastet e vdekjes së fëmijëve për shkak të dhunës ose dhe mungesës së sigurisë për jetën gjatë kësaj periudhe është 2.

Rasti i fundit në të cilin 17-vjeçari humbi jetën, ishte një rast i cili lidhet ngushtësisht me mosplotësimin e detyrës dhe misionit të strukturave shtetërore, të cilat kanë në mandatin e tyre jo vetëm hartimin e ligjeve, por edhe zbatimin dhe monitorimin e zbatueshmërisë së drejtë të tyre. Ligjërisht dhe institucionalisht kuadri i mbrojtjes së fëmijës është i garantuar, por praktikisht duket që gjërat nuk funksionojnë.

Në përfundim, reagimin tonë publik ia adresojmë mbarë shoqërisë, shoqërisë civile e sidomos atyre që veprojnë në fushën e fëmijëve, institucioneve shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve, qeverisjes vendore dhe organizmave ndërkombëtar të cilat mund të ushtrojnë presion mbi shtetin Shqiptar, për t’i parë të drejtat e fëmijëve si një nga prioritet e tij jo vetëm në letra të shkruara, por duke zbatuar rigorozisht çdo fjali të shkuar në dokumentet ligjorë. / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj