OBSH: 1 në 10 persona mund të jenë prekur me COVID-19

Një në 10 persona anekënd globit mund ta ketë pasur koronavirusin, deklaroi OBSH. Në një takim të posaçëm të liderëve të organizatës, një zyrtar i lartë doli në përfundimin se një pjesë e madhe e popullsisë së botës mbetet e rrezikuara nga kjo sëmundje.

Deri tani, 35 milionë vetë janë konfirmuar si të prekur me Covid-19, por OBSH thotë se shifra e vërtetë mbërrin në gati 800 milionë. Ekspertët e kanë thënë prej kohësh se numri real i infektimeve është më i lartë nga ai që raportohet zyrtarisht.

OBSH është duke u takuar në selinë e saj në Gjenevë të Zvicrës për të diskutuar përgjigjen globale ndaj pandemisë. 10 muaj nga fillimi i saj, kriza nuk po jep shenja qetësimi. Një sërë vendesh po përballen me një valë të dytë të koronavirusit pas lehtësimit të masave kufizuese, dhe në disa raste, numrat janë shqetësues.

Mike Ryan, i cili udhëheq ekipin e emergjencave pranë OBSH-së, tha se shpërthimet e sëmundjes janë në rritje sidomos në Azinë Juglindore dhe Europë. Ryan po ashtu tha se OBSH-ja ka dorëzuar tek autoritetet kineze një listë ekspertësh, që do të merrnin pjesë në një mision ndërkombëtar në Kinë, për të hetuar origjinën e koronavirusit.

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital