OBSH, 56 milionë dollarë për të luftuar virusin Zika

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar 56 milionë dollarë për të luftuar virusin Zika, një sëmundje që ka prekur disa foshnje në Brazil dhe është përhapur në afro 30 shtete të ndryshme.OBSH Paratë do të përdoren deri në muajin qershor për të bërë kërkime në lidhje me virusin Zika, i cili përhapet nëpërmjet një mushkonje, dhe për ta mbajtur atë nën kontroll.

25 milionë dollarë do të përdoren për agjencinë dhe zyrat e saj rajonale dhe pjesa tjetër për organizatat e tjera jofitimprurëse, si UNICEF. OBSH shpreson që këto para të mblidhen nga shtete dhe donatorë të ndryshëm. Ndërkohë, ka kërkuar që të investohen urgjentisht 2 milionë dollarë për të filluar kërkimet mbi sëmundjen.

OBSH shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 1 shkurt, ku theksoi se ky virus lidhet me dy sëmundje neurologjike: ‘mikrocefalia’ tek foshnjat dhe sindroma ‘Guillain-Barre’, që mund të shkaktojë paralizë.

Burimi: Reuters / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?