OBSH: 80 % e adoleshentëve nuk merren me aktivitet fizik

 Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 80% e grupmoshes 11 deri 17 vjeç nuk kryejnë asnjë orë aktivitet fizik në ditë. Fëmijët e kësaj moshe kanë nevojë për një orë ushtrim fizik në ditë, por shumica e tyre nuk e bëjnë këtë.

Gjetjet janë shqetësuese sepse aktiviteti fizik lidhet me shëndet më të mirë të zemrës dhe funksionit respirator, shëndetit mendor dhe aktivitetit konjitiv, që mund të ndikojë në të mësuarit. Aktiviteti fizik, bashkë me ushqyerjen e shëndetshme shikohen nga ekspertët si çelës për kontrollin e epidemisë globale të obezitetit.

Sipas raportit, vajzat janë më inaktive, pasi 85% e tyre nuk përfshihen në asnjë aktivitet, përkundrejt 78% e djemve që shkojnë në shkollë.

Shifrat kanë ardhur në rritje nga viti në vit, duke treguar se adoleshentët po largohen nga çdo lloj aktiviteti, duke filluar nga e ecura, lojërat apo sportet.

Kjo situatë ka çuar në rritje të numrit të adoleshentëve me probleme të mbipeshës, ndërsa pritet të ndikojë në jetën e tyre si të rritur, ku risku i prekjes nga sëmundje kardiovaskulare disafishohet.

OBSH po sfidon gjithashtu të rriturit që të lëvizin më shumë edhe ata, duke shpresuar se shembulli i tyre do t’i bëjë edhe adoleshentët të lënë telefonat dhe televizionin dhe të bëjnë një jetë më të shëndetshme.

Burimi:WHO

Postime të ngjashme

Problemet me veshkat: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni - Podcast me mjeken Marsida Duli - Ep.26
A është ngrënia e mëngjesit vonë e rrezikshme për shëndetin? Ja çfarë thotë studimi
PROMO | Podcast me mjeken alergologe Mira Xhixha – Të mërkurën, 4 mars 2026
Ky mjet i inteligjencës artificiale mund t’i shpëtojë pacientët me kancer nga kimioterapia që nuk u nevojitet
Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet: të moshuarit
Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor