OBSH: Alkooli vret një person në dhjetë sekonda

alkool2

Organizata Botërore e Shëndetësise ka dhënë alarmin se konumimi i alkoolit vret 3.3 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit, më shumë se SIDA, tuberkulozi po sëmundjet kancerogjene. OBSH paralajmëroi se konsumimi i pijeve alkoolike po vjen gjithmonë e në rritje.

Dukë përfshirë dhunën e shkaktuar nga alkooli, abuzimin me pijet alkoolike, çregullimet e sëmudjeve etj., alkooli është shkaktar i njërës prej 20 vdekjeve në vit, në mbarë botën. Që në fakt përkthehet në 1 vdekje për 10 sekonda.

Sipas statistikave në vitin 2012, alkooli ka shkaktuar vdekjen e 3.3 milion banorëve në botë e cila përbën 5.9% të vdekjeve globale. Në krahasim me vdekjet që shkaktohen nga sëmundje të tjera zë përqindjen më të madhe. E thënë me shifra, në rend global SIDA është përgjegjëse për 2.8% të vdekjeve, turbekulozi për 1.7% të vdekjeve dhe vdekja e shkaktuar nga dhuna zë 0.9%.

Oleg Chestnov nga OBSH në deklaratën për konsumimin e alkoolit në raport global tregoi dëmet e këtij të fundit ndaj shëndetit publik dhe dha alarmin e marrjes së masave të menjëhershme.

Konsumi abuziv ndaj alkoolit i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve infektive si turbekulozi, pneumonia, etj. Ai është përgjegjës në të shumtën e rasteve i prekjes së sëmundjeve të zemrës apo diabetit. Nuk është lënë pa përmendur edhe rasti se alkooli është shkaktar i 17.1% të akisdenteve.

Raporti tregon se mesatarisht, çdo person mbi moshën 15 vjeç në mbarë botën pi 6.2 litra alkool të pastër në një vit.

OBSH bën thirrje se shtetet botërore duhet të jenë përgjegjëse për ndërgjegjësimin e konsumatorëve dhe dëmet që vijnë si pasojë e alkoolit.

 

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj