OBSH: Ja sa kalori në ditë janë normale

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka saktësuar se për të qënë brenda normës një njeri duhet të marri për nevojat e veta ditore deri 1200 kalori. Nuk është i saktë mendimi se njeriu i rritur ka nevojë për 700 – 800 kalori për disa ditë ose për disa javë. Prandaj, kur problemi juaj ka marrë karakterin kronik e serioz, atëherë drejtohemi tek një dietolog specialist që do t’ju caktojë një dietë në bazë të disa kritereve shkencore. Mos mendoni për ushqim të njëanshëm të vazhdueshëm për javë radhazi si p.sh., vetëm oriz, apo vetëm me lakra të bura e të egra, pse i bëni keq vetes dhe çekuilibroni metabolizmin. Përpjekjet tuaja për të rënë në peshë p.sh 3 – 4 kg për disa javë sjell si rezultat t’i rifitoni ato. Kështu ju prishet ritmi metabolik dhe për çdo 5 ose 10 vjet bëheni më të dhjamosur me me mbipeshë. Çdo njeri ka tipin e tij të veçantë, organizmin e tij qe ndryshon nga njeri njeri tek tjetri.

Anoreksia nervore

Ruhuni nga “anorekisa psikogene” (nervore), që çon deri edhe në vdekje vajza manekine, sidomos në botën perëndimore apo botën e modeleve.

Në përgjithësi mbipesha, dhjamosja, genet dhe metabolizmi kanë një lidhje zinxhir për të cilat duhet një studim më serioz dhe një ndjekje sistematike. Mos mendoni se diku dhe dikur për këtë sëmundje serioze e të rrezikshme, për këtë pandemi, shkenca do të arrijë të prodhojë vaksinë për mbrojtjen ndaj saj. Është tepër e vështirë. E pa imagjinueshme

Kështu pra, çdo fëmijë sot, çdo adoleshent i ri dhe i rritur duhet të dijë kush është në normë, kush është mbipeshë dhe kush i dhjamosur.

Kështu i dalim së keqes përpara dhe parandalojmë suksesshëm këtë sëmundje, këtë pandemi të epokës sonë.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj