OBSH jep alarmin: Një sëmundje misterioze mund të rrezikojë njerëzimin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Sikur Ebola, Zika dhe SARS mos të ishin mjaftueshëm të rrezikshme për t’u shqetësuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shtuar një sëmundje të re misterioze në listën e 9 sëmundjeve që mund të shkaktojnë epidemi në të gjithë votën.

“Sëmundja X” nuk është patogjeni më i ri vrasës i identifikuar. Është e ashtuquajtura “e panjohura  e njohur” që mund të zhvillohet nga një mutacion biologjik, ashtu si epidemitë e mëparshme vdekjeprurëse si Gripi Spanjoll apo HIV-i.

“Sëmundja X tregon që një epidemi e rëndë mund të shkaktohet nga një patogjen aktualisht i panjohur”, thotë organizata.

Duke përfshirë këtë sëmundje mistoriotze në listën e sëmundjeve që duhet të kihen prioritet, së bashku me 8 sëmundje të tjera, Organizata Botërore e Shëndetësisë synon që të vërtetojë se sëmundje infektive janë të paparashikueshme.

Ideja pas Sëmundjes X nuk është që të frikësohen njerëzit, por për të nxitur zyrtarët e shëndetit publik që të sigurohen të jenë të përgatitur për të gjitha llojet e sulmeve, jo vetëm ato të parashikueshme.

“ndërkohë që bota zhvillohet, kontakti mes njerëzve dhe kafshëve vazhdon të bëhet më i shpeshtë”, thotë Marion Koopmans, pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Prandaj mund të shfaqen sëmundje të reja, ndërkohë që udhëtimet dhe tregtimet e botës moderne bëjnë që të përhapen më shpejtë”.

Burimi: New York Post / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së