OBSH jep alarmin: Virusi Zika drejt Evropës, të rrezikuar edhe shqiptarët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se virusi Zika pritet të përhapet në Evropë me ardhjen e verës.  Ekspertët paralajmërojnë se përhapja e virusit do të jetë më e lartë në shtetet ku ka mushkonja tigër, insekt i cili gjendet edhe në vendin tonë.virusi Zika

Në një raport të publikuar, OBSH-ja tha se me rrezikun më të madh në Evropë ballafaqohen ishulli Madeiraand, vendet në bregdetin e Detit të Zi në Rusi dhe Gjeorgjia.

Franca është gjithashtu e rrezikuar nga përhapja e këtij virusi, duke qenë se edhe kampionati evropian i futbollit do të zhvillohet këtë vit në këtë shtet. Vende të tjera të rrezikuara, sipas OBSH-ës, janë: Italia, Malta, Izraeli, Spanja, Monako, San Marino, Greqia, Zvicra, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Gjeorgjia, Shqipëria, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ky virus, që për burim i ka mushkonjat, është zbuluar në më tepër se 50 vende, ndërsa rasti i parë ishte në Brazil në vitin 2015. OBSH i bën thirrje vendeve të eliminojnë zonat e riprodhimit të mushkonjave dhe t’u sigurojnë qytetarëve e veçanërisht grave shtatzëna, informacione mbi pasojat e mundshme të sëmundjes.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe